Vetëm 4 vite dhe Presidenti Donald Trump e humbi shtetin e Michiganit, ku kujtojmë që në 2016 ai ja mori atë Hilary Clinton. Gazetarja Kejda Kostreci, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Trump bëri të njëjtin gabim që bëri Clinton 4 vite më parë.
Ajo tha se Trump e konsideroi të fituar në Michigan dhe nuk i kushtoi shumë vëmendje dhe gjatë fushatës.
"Është e vërtetë që në historinë e dekadave të fundit, ose ndoshta asnjëherë nuk është bërë fjalë për manipulime dhe kam përshtypjen se Trump është kapur pas numrit të lartë të votave me postë ose para datës së votimeve që e ka përdorur si argument. Përsa i përket Michiganit tani që Biden e ka siguruar, vërtetë ato shkuan për Trump 4 vite më parë, por zgjedhjet para këtyre ato ishin blu. Ato përqindjet janë thuajse përgjysmë. Një nga kritikat ndaj Clinton përpara 4 viteve është që ajo i konsideronte këto shtete blu dhe nuk u kushtoi shumë vëmendje sepse mendonte se i kishte siguruar. Ndërsa Trump i kushtoi shumë rëndësi. Zgjedhësit kanë mësuar nga 4 vite më parë. Biden ka thënë se nuk do të dalë në konkluzione më parë" - deklaroi Kostreci.
Teksa vijmë drejt fundit të numërimit të votave në ShBA, gara bëhet edhe më e fortë. Joe Biden ka arritur që të kthejë rezultatin në Pensilvani ndërkohë që Trump po bën çmos që të ndërpresë procesin e numërimit duke hedhur akuza për mashtrime. Disa televizione, si dhe rrjete sociale kanë dakordësuar që të mos transmetojnë fjalët e Donald Trump në raste se ato janë vetëm akuza të pabazuara.
"Nëse ai do të bëjë pretendime të rreme, televizionet kanë thënë që nuk do të jenë pjesë e kësaj ndaj do të ndërpresin dhe transmetimin e tyre. Ka pasur disa trazira në shtete të ndryshme. Në disa media, janë zmadhuar shumë disa incidente të vogla. Biden ka deklaruar se do të flasë sot në mbrëmje. Mbase është një shenjë që Pensilvania apo shtete të tjera do të nxjerrë projeksione. Do të ishte e ekzagjeruar. Vetë Biden gjatë fushatës, edhe kur zgjodhi Kamala Harris, ka deklaruar se ajo është e gatshme për të marrë postin e Presidentes. Këtë e ka deklaruar vetë nëse i ndodh diçka duke marrë parasysh dhe moshën e tij" - tha Kostreci.
Lajmi kryesor: