Humbi prindërit në aksident, Alban Bushi: Kështu është ulëritëse, sot mora orat që pulsonin në zemrat tuaja

Humbi prindërit në aksident, Alban Bushi: Kështu është ulëritëse, sot mora orat që pulsonin në zemrat tuaja

Alban Bushi

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi humbi të dy prindërit në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë dy ditë më parë. Ali Bushi 73 vjeç dhe Bukurije Bushi 71 vjeç nuk i kanë shpëtuar përplasjes, ndërsa trajneri i U-21 rrëqeth me reagimin në kanalet e komunikimit.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.

S.Dh/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 31/10/2024 16:54

    Ngushellime familjes Bushi,zoti ju dhente force

    Përgjigju
  • goni: 31/10/2024 16:30

    ngushellime,,,,prinderit jane gjithcka...mos i braktisni.....mos i limi larg syrit tuaj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot