Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët firmosin me Tuchel deri në vitin 2025

Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët firmosin me Tuchel deri në vitin 2025

Julian Nagelsmann me trofeun e Bundesligës

Julian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayern Munich. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një njoftimi të publikuar në media. Në vendin e tij, trajner i ri do të jetë Thomas Tuchel, ish trajneri i Chelsea-s. 49-vjeçari pak muaj më parë u shkarkua nga Chelsea, teksa e njeh mirë elitën gjermane pasi ka qenë trajneri i Augsburg, Mainz dhe Dortmund, aty ku me verdhezinjtë fitoi Kupën e Gjermanisë. Veç tyre, Tuchel bëri mirë edhe në drejtimin e PSG-së dhe Chelsea-s. Tuchel do të ketë një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të mbikëqyrë stërvitjen e skuadrës për herë të parë të hënën.

Ish portieri legjendar i Bayern, Oliver Kahn tha se marrëveshja për nënshkrimin me Nagelsmann planifikohej të ishte afatgjatë por rezultatet e regjistruara së fundmi dhe cilësia e dobët e skuadrës bënë që të arrihej në këtë përfundim. 

“Kur nënshkruam me Julian Nagelsmann për FC Bayern në verën e vitit 2021, ishim të bindur se do të punonim me të në një bazë afatgjatë – dhe ky ishte qëllimi i të gjithë neve deri në fund. Julian ndan aspiratën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës. Por tani kemi arritur në përfundimin se cilësia në skuadrën tonë – pavarësisht titullit të Bundesligës vitin e kaluar ka dalë gjithnjë e më rrallë në plan të parë. Pas Kupës së Botës kemi luajtur më pak me sukses dhe më pak tërheqës. Luhatjet e mëdha të performancës kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe synimet tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bayern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe t'u uroj të gjithëve fat të mirë për të ardhmen”-tha Kahn. 

Nagelsmann, 35 vjeç, erdhi në Bayern Munich në verën e vitit 2021 dhe fitoi titullin gjerman në sezonin e tij të parë, si dhe Superkupën e Gjermanisë në 2021 dhe 2022.

Disfata 2-1 me Bayer Leverkusen solli edhe humbjen e vendit të parë nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, çka solli edhe reagimin e drejtuesve të klubit.Nagelsmann u ul në stolin e Bayern në qershorin e 2021 dhe e drejtoi ekipin në 84 ndeshje, për një mesatare 2.31 pikë për ndeshje. 

S.DH/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi