Real Madrid fitoi 3-1 me Barcelonën në "El Clasico". Ndeshja e javës së nëntë në La liga u vendos nga golat e Banzema, Valverde dhe Rodrygo për vendasit, ndërsa Torres te Barcelona shkurtoi shifat. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Barçës, Xavi. Për katalanasin gjëra të tilla ndodhin kur humbet raste, me trajnerin që ceku se sot të tijtë "e falën Realin".
“Ne po largohemi duarbosh. Nuk kemi përfituar nga momentet tona. Ne jemi në një dinamikë që nuk na funksionon dhe duhet ta ndryshojmë atë. Unë nuk mund të jem i lumtur me pothuajse asgjë duke humbur 3-1. Gjëja pozitive është se ata që luajtën e kanë bërë këtë me entuziazëm dhe duke u përpjekur të marrin gjëra pozitive në këtë duel. Ne jemi shumë mirë në kampionat, por duhet të përmirësojmë forcën, agresivitetin… kishim folur që duhej të ndalonim Realin dhe në golin e parë na kapën në tranzicion. Ne patëm momentet tona për të barazuar 1-1, 2-2, por kur fal në Bernabeu këto gjëra ndodhin", tha Xavi.
Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 25 pikëvë në vendin e parë, duke lënë Barçën të dytën me 22 pikë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.7%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9977
Lajme të tjera
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Messi drejt rikthimit tek katalanasit! Deklarata e zëvendës presidentit të Barcelonës, nuk lë vend për dyshim
31 Mars, 19:05
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
E bujshme nga Spanja, Kylian Mbappe i ka thënë 'po' Realit të Madridit
31 Mars, 10:32
-
Dani Alves në lot para bashkëshortes, takimi në burg anullon divorcin! Çifti me strategji të re
30 Mars, 15:59
-
Skandal në Spanjë, Dani Alves ka ngritur rrjetin e trafikut në burg
28 Mars, 16:44
-
Laporta flet për rikthimin e Messit në Barcelonë gjatë sezonit veror: Dyert tona janë të hapura për të
24 Mars, 17:53
-
Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare
23 Mars, 15:59
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54
-
Thellohet skandali në Spanjë, arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi dhe dhurata
22 Mars, 11:16
-
Vizita që do t'i kushtojë shtrenjtë, Aubameyang drejt largimit nga Chelsea pasi festoi fitoren e Barcelonës në 'El classico'
22 Mars, 07:43