VIDEO/ Real Madrid mbretëron në Spanjë, Galaktikët mundin Barcelonën! 4 gola vendosin 'El Clasico'

FT/ Real Madrid 3 - 1 Barcelona (Benzema 12', Valverde 35', Rodrygo 90+1' / Torres 83')

Real Madrid ka fituar 3-1 me Barcelonën në El Clasico, për javën e nëntë në La Liga. Me fillim nga 16:15, derbi mes tyre ka qenë kryefjala e tifozëve. Me stadiumin në kapacitet maksimal, skuadrat nuk zhgënjyen në fushë. Do duhej minuta e 12 që Benzema të shënonte golin e parë për Real, me Valverde që në të 35 shënoi golin e dytë. Në fund të ndeshjes, pikërisht në të 83 minutë Torres hapi ndeshjen. Teksa katalanasit kërkonin barazimin, Rodrygo me penallti dërgoi shifat në 3-1. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 25 pikëvë në vendin e parë, duke lënë Barçën të dytën me 22 pikë.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius

Barcelona : Ter Stegen, Sergio, Dembele, Pedri. Leëandoëski, S. Roberto, De Jong, Raphinha, Kounde, Eric, Balde

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
VIDEO/ 'Vuloset' fitorja, Rodrygo shënon golin e tretë për Real Madrid! Bie Barcelona
90+1' Real Madrid shënon për 3-1 në shtesë. Rodrygo nuk gabon nga 11 metra. Real Madrid duket se "vulos" tri pikët dhe vendin e parë në La Liga.
 
Ora 18:00
Shtatë minuta nga fundi, Barcelona rihap ndeshjen në Madrid

83' Barcelona ngushton shifrat në 1-2. Ferran Torres rihap ndeshjen 7 minuta nga fundi. Shpërthimi i Ansu Fati nga krahët bën që Torres të dalë i vetëm me portierin dhe gol.

 

Ora 16:42
Aksion model nga Real Madrid, Valverde i shënon golin e dytë Barcelonës

35' Valverde mbyll logaritë e pjesës së parë. Aksion model nga Galaktikët që konkretizohet me golin e mesfushorit nga jashtë zone.

 

Ora 16:40
12 minuta lojë në 'El Clasico', Benzema kalon në avantazh Real Madrid

12' Benzema kalon në avantazh Real Madridin. Kross - Vinicius bëjnë punë të mirë, me francezin që ndal topin në fundin e rrjetës. Real Madrid kryeson në shtëpi. 

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ancelotti's: 16/10/2022 18:19

    Super Anceloti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet