Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi motra motra e tij, Hajrie Osmanaj, ndërroi jetë ditën e djeshme.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Berisha shkruan se Hajria u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Me fjalë të ndjera ish-kryeministri thotë se do të mbajë gjithmonë në zemër kujtimin dhe dashurinë e së motrës.
“Ndaj ne sot, duke e përcjelle në banesën e fundit, i thamë vërtet lamtumirë Hajries tonë të dashur, por për të mbajtur gjithnjë thellë e përgjithmonë në zemrat tona kujtimin dhe dashurinë e saj!”, shkruan Berisha.
Intervista e rrallë e motrës së Berishës: Si e rrita Saliun
Hajrie Osmanin, ishte 5 vite më e madhe se vëllai i saj. 77-vjeçaren e përshkruanin si një grua të rrallë. Ndërkohë që Sali Berisha gjithmonë ka pasur një vlerësim të madh për të motrën, duke e quajtur “mbretëreshë”.
Kjo konfirmohet edhe në një ndër intervistat e rralla që Hajrie Osmani-Berisha ka dhënë në vitin 2010 thonte se “unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë".
"Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan”.
Postimi i plotë i Berishës në facebook:
Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

Postimi i Berishës në facebook
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com