Humbja e thellë përballë Veliajt në Tiranë, Këlliçi: Dhashë gjithçka nga vetja, duhet të reflektojmë për këtë që ndodhi

Ndryshe nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha i cili tha se kryebashkiakët e Bashkë Fitojmë nuk kanë pranuar humbjen, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deklaroi se duhet analizuar rezultati i zgjedhjeve në Tiranë, ku humbi me rreth 60 mijë vota diferencë përballë Veliajt.

Duke theksuar se kishte dhënë gjithçka nga vetja në këtë garë, Këlliçi tha se rezultati duhet analizuar me ftohtësi dhe shtoi se do të vazhdojë punën në çdo pozicion që do të ketë në të ardhmen.

“Së pari dua duhet të kërkojmë brenda nesh për të analizuar me ftohtësi se çfarë publiku kërkon prej nesh. Gjatë fushatës time ia dola të bëj transparencë për keqpërdorimin e pushtetit dhe nxora në publik afera tronditëse të trajtuara si sekret shtetëror. Jam krenar për këtë shërbim, Tirana sot ka nevojë për opozitë. Unë dhashë gjithçka nga vetja duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit. Ekipi ynë në këshillin bashkiak do na përfaqësojë të gjithëve. Tirana meriton shumë më shumë dhe do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion që do gjendem”- tha Këlliçi.

Këlliçi u rendit i dyti në garën për bashkinë e Tiranës me 100.376 vota përballë Veliajt i cili mori 158.743 vota. Ky është një rezultat historik për PS-në në këtë bashki për shkak të diferencës së madhe të votave të Veliajt kundrejt Këlliçit. I treti pas Këlliçit u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.842 vota ndërsa Bejko i PD në vendin e katërt me 12.389 vota.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Okey: 17/05/2023 11:06

    Besoj se reflektimi duhet te jete heqja dore dhe ti lironi vendin te tjerve sidomos kryetari juaj ky eshte reflektim ideal

    Përgjigju
  • romeo: 17/05/2023 09:21

    Nuk i falet ketij Krricit qe konkuroi nen cadren e nje krimineli NON GRATA.

    Përgjigju
  • Ska problem: 17/05/2023 00:03

    Nje klloun ne shtepine e demokracise mxensi i 10 duhet tu kerkoje ndjese demokrateve per nje iluzion perball shpreses se ture dhe te zhduket nga skena politike shqiptare por cti besh edhe per fajet e femijes tend i ka fajet komshiu

    Përgjigju
  • Sara: 17/05/2023 00:02

    Nuk diten te vleresonin nje kandidat te shkelqyer si Belua mjer Tirana ca humbi tani ua tregon Lali Leku ca ka per tu ber popull parazit dhe injorant keshu vazhdoni perpara ????

    Përgjigju
  • Zhapziu: 16/05/2023 20:42

    Bello topja, ik ha qofte tani e shit kanoce, se per pune tjeter nuk je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë