Humbja e Trump, goditje për populizmin në rang global

Humbja e Trump, goditje për populizmin në rang global

Donald Trump, Victor Orban, Rexhep Taip Erdogan

Për katër vite me radhë Donald Trump ka qenë standardi matës për populizmin e krahut të djathtë.  Lëvizja nuk nisi me Trump, por presidenti amerikan u bë kampion i saj në një mënyrë të atillë që asnjë lider më parë nuk mundi ta bëjë, duke shfrytëzuar edhe fuqinë ekonomike të një nga shteteve më të fuqishme në botë.

Humbja e tij në zgjedhje normalisht që u dha një goditje të fuqishme liderëve populist, veçanërisht atyre që ndajnë qëndrime autokratike të ngjashme me Trump. Shumë kishin përdorur politikat kundër emigrimit të Trump, bindjet ksenofobike, seksiste dhe kundër komunitetit LGBT  për të justifikuar qëndrimet dhe bindjet e tyre. Me humbjen në zgjedhjet e fundit mbështetja tanimë është zhdukur.

Trumpizmi tanimë pa Trump: Demokratët përballen me një lëvizje në rritje të presidentit të mundur.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vala populiste  ka arritur në majë - as në Shtetet e Bashkuara, as në botë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por ai e bëri këtë në një epërsi të ngushtë  në një numri shtetesh kryesore. Trump, arriti të mbledhë mbi 47% të votave të popullit, më shumë se 73 milion vota. Rezultatet nuk ishin aspak  zhgënjyese për llojin e  liderhsipit përçarës që ofron presidenti.

Pandemia ka ndikuar në rënien e populizmit global. Trump pothuajse me siguri pagoi një çmim politik për këtë- një sondazh i zhvilluar pas zgjedhjeve tregoi se shumica e votuesve (52%) e konsideruan mënyrën e trajtimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19 si përcaktuese në mënyrën e votimit, më shumë sesa fuqizimin e ekonomisë (42%).  Megjithatë ai arriti të fitojë me mbi gati gjysmën e votuesve të vendit, megjithë përgjigjen e tij të vonë dhe më shumë se 260,000 viktima.

Në muajt e parë të pandemisë, vendet me demokraci më të fortë duket se po ecnin më mirë sesa ato me udhëheqës të fortë populistë. Megjithatë në valën e dytë ky supozim po ndryshon.

Brazili dhe India - të cilat njëjtë si SHBA, kanë udhëheqës populistë – vuajnë nga shkalla të larta infeksionesh dhe vdekjesh por në të njëjtën formë po vuan edhe Evropa Perëndimore, një bastion për demokracinë liberale. Edhe Gjermania, e vlerësuar masivisht për një përgjigje model ndaj virusit në valën e parë të pandemisë, po has vështirësi në menaxhimin e tejmbushjes së spitaleve.

Disa populistë përjetuan rënie të mëdha në fazat e para të pandemisë por ata rifilluan të marrin popullaritet shumë shpejt.

Në Brazil, pavarësisht se e parë nga larg mund të duket se përgjigja ndaj pandemisë ka qenë e dështuar, sondazhet e fundit tregojnë se Presidenti Jair Bolsonaro  tregojnë se ka një mbështetje të madhe, në fakt më të lartën gjatë pushtetit të tij. Dhe kjo në fakt në saj të pagesave dhe kompensimeve që ai ka bërë për të gjithë qytetarët të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë. Edhe pse kjo skemë kompensimi mund të marrë fund shumë shpejt për shkak të buxhetit,  Bolsonaro ka arritur deri tani të qëndrojë i padëmtuar politikisht nga përgjigja e tij ndaj krizës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Rusi. Në sondazhin e Levada- Center në Maj të këtij viti mbështetja ndaj Putin ra në 59%, e cila përbënte edhe nivelin më të ulët të mbështetjes për presidentin rus që nga hyrja e tij në politikë.  Megjithatë kjo gjë zgjati shumë pak. Putin  ka arritur sërish të sigurojë mbështetjen e 69% të qytetarëve , njësoj suiç ka qënë dy vitet e fundit, edhe pse në një situatë krejt ndryshe në përpjekje për të mposhtur Covid-19.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka arritur të sigurojë më shumë mbështetje në saj të pandemisë. Popullariteti i tij u rrit ndjeshëm, pavarësisht se në pranverë dhe verë ai kishte rënë nën 50-%, që prej asaj kohe është përmirësuar vazhdimisht dhe tani ka arritur në një nivel mbështetje më të lartë se në vitet e fundit, tregon një sondazh i MetroPOLL.  Dhe e gjithë kjo ndodh në një kohë kur në vend po rriten vazhdimisht rastet e reja.

Udhëheqësit populistë në Azi gjithashtu tregojnë shenja të lehta të rënies së popullaritetit. Në Indi, Partia Bharatiya Janata (BJP) e Kryeministrit Narendra Modi dhe aleatët e saj fituan zgjedhjet e para të mbajtura gjatë kohës së pandemisë , arritën të sigurojnë fitore pavarësisht se pritej humbja e tij. ndërkohë që edhe popullariteti i presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte arriti një rekord muajin e kaluar.

Në Evropën Qendrore, disa udhëheqës duket se po dyfishojnë politikat e tyre përçarëse. Në Poloni, partia në pushtet Ligji dhe Drejtësi (PiS) po përpiqet të shtyjë përpara një ligj drakonian mbi abortin , e cila është kundërshtuar fuqimisht nga të gjitha palët. Në Hungari, Kryeministri Viktor Orban propozoi ndryshime të ligjit zgjedhor për të forcuar kontrollin e tij në vend ku partia e tij tashmë mban një  shumicë maksimale në parlament. Ai po përpiqet të miratojë edhe një ligj për qëndrimet ndaj komunitetit transgjinor.

Por edhe në vendet  ku udhëheqësit populist nuk janë në pushtet, lëvizja  e tyre po lulëzon. Një sondazh i fundit nga Instituti Francez i Opinionit Publik zbuloi se nëse Franca do të kishte mbajtur zgjedhje në Tetor, Marine Le Pen e ekstremit të djathtë do të arrinte të fitonte pothuajse të njëjtin numër votash si Presidenti Francez Emmanuel Macron.

"Lëvizjet populiste vijnë për shkak të ndryshimeve kulturore, kështu që ato nuk do të zbeheshin, edhe nëse lëvizja dëmtohet  duke humbur Trump si udhëheqësin e saj global", tha Pippa Norris, nga Universiteti i  Harvardit.

Vala aktuale populiste u shkaktua nga një numër ngjarjesh të mëdha, si kriza financiare e viteve 2007-08,  lëvizja masive e refugjatëve në Evropë në 2015, e cila çoi  në krijimin e disa partive populiste kundër emigracionit në të gjithë rajonin, tha Norris.

"Dhe pastaj Brexit në mes të vitit 2016, e cila nëse nuk do të kishte ndodhur gjatë krizës së refugjatëve, rezultatet mund të kishin shkuar në një mënyrë tjetër," tha ajo.

"Por ne duhet të kujtojmë se Trump ishte si pasojë dhe shkak i ndryshimeve të asaj kohë. Në Evropë, populizmi autokratik tashmë ishte në rritje."

Ç'pritet të ndodhë më tej?

Siç thekson Norris, populizmi ka tendencë të lulëzojë në kohë krizash, veçanërisht ato ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia botërore të kontraktohet me 4.4% në vitin 2020. Duke shënuar 1%  më shumë rënie së në vitin 2009, pas krizës shkatërruese financiare, kur papunësia globale tejkaloi 212 milion njerëz, një rritje prej 34 milion personash nga 2007 përpara se të fillonte kriza.

Pandemia, megjithatë, po provon një forcë të paparashikueshme. Disa udhëheqës të cilët kanë qenë më të suksesshëm në përgjigjet e tyre  ndaj krizës po shijojnë një rritje të popullaritetit të tyre. Shembulli ideal janë kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe Kryeministri Australian Scott Morrison. Por Bolsonaro, Putin dhe Erdogan janë të gjithë duke shijuar të njëjtin shpërblim.

Në Evropë, është më më e dobishme të përqendrohemi në fitoren e Biden, sesa në humbjen e Trump. Daphne Halikiopoulou nga Universiteti i Reading në Angli tha se zgjedhjet e SHBA mund të gjallëronin të majtën dhe qëndrën e majtë, e cila kishte dështuar gjerësisht për t'iu përgjigjur krizës financiare  të 2007-08.

"Nëse Trump do të kishte fituar, do të kishte pasur gëzim midis populistëve të ekstremit të djathtë, sepse ata mund të kishin thënë," Shikoni, idetë tona janë të zakonshme ", tha Halikiopoulou.

Në Brazil, zgjedhjet komunale  të cilat po mbahen mund të tregojnë se edhe sa kohë brazilianët mund të dëshirojnë të mbajnë udhëheqësit e tyre populistë në pushtet. Por përgjigjen e vërtetë  Bolsonaro do ta marrë në vitin 2022, kur do të kandidojë edhe për një mandat tjetër.

"Bolsonaro duket se është mërzitur dukshëm për atë që ka ndodhur në SHBA sepse ngre spektrin e dështimit të tij të mundshëm në përpjekjen për rizgjedhje pas dy vitesh," tha Mark Langevin, drejtori i këshillimit BrazilWorks.

Por duket se Bolsonaro mund të marrë një mësim tashmë.  Ai po zbut admirimin e tij publik për Trump dhe po merr këshilla nga stafi i tij për mënyrën sesi do të sillet.

Viti 2022 do të jetë barometri i vërtetë i populizmit, jo vetëm në Brazil, por në vende si Franca, ku në zgjedhjet presidenciale mund të ketë një garë tjetër midis Macron dhe populistes së ekstremit të djathtë Le Pen dhe po ashtu në Hungari e cila gjithashtu do të vendosë nëse do të vazhdojë në rrugën populiste,  kundër emigracionit dhe euroskeptike të Orbanit ose do të provojë diçka tjetër.  

Por SHBA përsëri do të jetë ajo që do ja vlejë të ndiqet. Amerikanët do të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet afatmesme, në të cilat ata ose do të forcojnë mbështetjen e tyre për Biden ose do t'u dorëzojnë pushtet më të madh republikanëve, të cilët nuk ka gjasa të braktisin Trumpizmin populist që i dha partisë së tyre jetë të re./ Përktheu Suada Mehmetaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja