Humbja më 14 maj/ Haklaj: Dyshen Berisha-Meta nuk i duan! Muça: PD të shkrihet fare! Elezi: 6 vite pa progres nëse nuk bashkohen! Caca: Votëbesimi i Berishës, qesharak

Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ndërsa opozita është më e ndarë se më parë. Ish deputeti i PD Azgan Haklaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Përparim Çaça, ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muca kanë analizuar situatën e opozitës në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Teksa ka thirrje për reflektim, Haklaj thotë se dyshja Berisha-Meta u shpartalluan në zgjedhje dhe ngre pikëpyetjen se kush duhet të bashkohet. Haklaj thotë se secili duhet të vijojë rrugën e vet.

“Dyshja Berisha-Meta nuk janë pëlqyer në publik dhe janë shpartalluar si Napoloni në Ëaterloo. Para zgjedhjeve patëm qindra kërkesa që po sabotonim fushatën e s’duhet të kandidonim në bashki përballë Rithemelimit. PD ndonëse nuk e njihte procesin e primareve, atyre personave që pretenduan se kanë shumicën i thamë hajdeni kandidoni. Në fushatë PD ishte përballë 2 luftërash, pse s’po mbështesim kandidatët dhe fushata e koalicionit për të mos mbështetur siglën. Pas zgjedhjeve na akuzojnë se ne i kemi shkaktuar humbjen. Tani bëjnë thirrje për bashkim. Kush të bashkohet?” – tha Haklaj.

Gazetari Flogert Muça thotë se duhet të bashkohen me 250 mijë njerëzit që kanë mbështetës dhe të mos fokusohen te lidershipi. Megjithatë mendimi i tij është që të shkrihet krejtësisht PD dhe të vijnë të rinjtë si alternativë.

“Unë them se s’duhet të bashkohen se s’kanë besim te xhaketat që kanë veshur. Nuk janë të bashkuar se nuk pranojnë mendimin ndryshe. Të hidhet Azgan Haklaj në fyt a thua se po i djeg kulla ndërsa mirë është të shkrihet ajo dreq partie e të lindë opozitë e re me ata çunat e rinj. Azgani duket sikur i thotë atyre 250 mijë njerëzve ‘me kë me u bashku mor?’ Me ata duhet të bashkohesh”, tha Flogert Muça.

Ndërsa Përparim Caca e mbështet bashkimin e demokratëve ndërsa votëbesimin e Sali Berishës e cilëson qesharak.

“Duhet të shohim problemin te vetja. Ka disa faktorë por kyç ka qenë mospjesëmarrja në zgjedhje. Edhe këtë e shoh si problem të opozitës. BF ka humbur më thellë por edhe nga pjesa tjetër s’ka vend për duartrokitje, është ku thërret qamet. Humbja erdhi se nuk ngjiti dot as ky koalicion. Nëse do ecim për pushtetin e PD, do ta ketë gjithmonë Berisha. Votëbesimi është qesharak. Demokratët duhet të kenë mundësinë të bashkohen përndryshe do vijojë ndarja”, tha Përparim Caca, anëtar i këshillit Kombëtar të PD.

Ndërsa Ibsen Elezi thotë se nëse secila palë vijon në rrugën e vet nuk do të kenë sukses jo për 2 vjet, por as për 6 vjet.

“Nëse Berisha e ka vullnetin që se ka për të dhënë dorëheqjen se rezultati është katastrofik. Nuk lihen kurrë në dëshirën e lidershipin interesat e një force të madhe politike por peshën e rëndesës e kanë tek institucionet. Albana Vokshi bashkë me Flamur Nokën s’kanë shpallur ende votat e këshillit. Nëse secila palë vijon rrugën e vet, nuk nxjerr progres për të paktën 2 vjet, por edhe 6 vjet”, tha Ibsen Elezi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 24/05/2023 07:44

    Ju jeni të gjithë të papërshtatshëm për të qeverisur për sa kohë i kërkoni saliut të dorëhiqet në vend që ta flakni jashtë. Vetëm kur ta flakni jashtë mund të fitoni ndonjë pikë respekt nga populli sepse saliu bën sikur dorëhiqet duke vënë në krye një idiot që i bindet ose një të kopsitur me dosje sigurimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër