Thomas Brdaric trajneri i Vllaznisë është shkarkuar nga klubi pas humbjes 1-2 me Bylisin. Lajmi është konfirmuar për Report TV nga drejtori i klubit Matko Djarmati. Në javët e fundit Vllaznia mori një seri rezultatesh negative

Vendin e Brdaric me shumë mundësi do ta marrë Elvis Plori, por për këtë pritet një konfirmim i dytë.

Thomas Brdaric u emërua në krye të Vllaznisë në fillim te sezonit ku arriti të impresiononte me klubin shkodran, që mbajti vendin e parë për disa javë në superligë.

Por javët e fundit ishin vendimtare për shkarkimin e tij, pasi përveç rezultateve negative Vllaznia dështoi edhe në lojë.

Paradoksale është se Brdaric e lë Vllazninë më vendin e parë, por këtë pozicion mund ta humbasë nëse Teuta dhe Laçi fitojnë ndeshjet respektive të kësaj jave.