Humbja me M. United, Guardiola: Kontrolluam lojën! Goli jashtë loje? E dinim ku po luanim

Humbja me M. United, Guardiola: Kontrolluam lojën! Goli jashtë loje? E dinim ku po luanim

Pep Guardiola

Manchester United fitoi 2-1 me Manchester City për javën e 20 në Premier League. Përmbysja nga "Djajtë" u komentua edhe nga Pep Guardiola, trajneri që doli pa pikë nga ky duel. Momenti i dyshimtë i golit të parë është cekur nga spanjolli, që ka kujtuar se Rashford ishte pjesë aktive e aksionit.

“Situata e golit të barazimit ishte e thjeshtë. Rashford ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa Bruno Fernandes jo. Rashford ndikoi në pozicionimin dhe reagimin e portierit, megjithatë ne e dimë në çfarë stadiumi po luanim dhe sa e vështirë është për arbitrat të marrin vendime në situata të tilla”, tha fillimisht Guardiola.

Më pas Guardiola u ndal edhe te loja e mirë e të tijve, që paçka se kontrolluan lojën nuk mundën të merrnin pikë në këtë duel.

“Unë dua të uroj Manchester United për fitoren. Sot të gjithë e panë se çfarë skuadre të mirë kemi. Interpretuam ndeshjen shumë mirë dhe nuk kam asnjë keqardhje. Natyrisht që mund të përmirësohemi për të mos pësuar golat ashtu siç erdhën, por kishim kontrollin e lojës dhe jam shumë i kënaqur. Nuk pati asnjë tension në fund, pasi ne kemi shumë vite që e mbyllim sezonin sipër tyre në renditje dhe e dimë mirë forcën tonë", tha trajneri i "Qytetarëve".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja