Humbja me Partizanin, Skënderbeu:
Arbitri kishte zënë sytë dhe veshët

Humbja me Partizanin, Skënderbeu:<br />Arbitri kishte zënë sytë dhe veshët
Skënderbeut i ka djegur shumë humbja përballë ekipit të Partizanit, pasi përveç se e riktheu me këmbë në tokë pas 7 ndeshjesh pa humbje i mori edhe kreun e klasifikimit. Korçarët një ditë pas humbjes së ndeshjes 2-1 në Tiranë përmes një deklarate për mediat kanë shpërthyer në akuza ndaj FSHF dhe arbitrave të ndeshjes, pasi sipas kampionëve të Shqipërisë goli i dytë i shënuar nga Partizani ka qenë në pozicion jashtë loje, ndërsa akuzojnë edhe median se nuk u pasqyrua. Por paradoksi qëndron në faktin se edhe pas përfundimit të ndeshjes trajneri Josa dhe Salihi, por edhe kapiteni Shkëmbi nuk e lakuan kurrësesi pozicionin jashtë.

“Goli ishte qartësisht pozicion jashtë loje dhe ndihmoi ekipin e kuq të fitonte ndeshjen. Kjo situatë është qartësisht një mbështetje për të zbritur ekipin tonë nga Froni nga media, disa “gazetarucë” dhe disa zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit të lidhur ngushtë me klubin e Partizanit, por është e pamundur t’ia dalin përpara “urisë” së kampionëve tanë për të fituar titullin kampion dhe për të dominuar çdo kundërshtar”thuhet në reagim. Ndërsa më pas, klubi ndalet te tifozët e Partizanit.

“Nëqoftëse ato ofendime do të bëheshin në stadiumin “Skënderbeu” loja do ishte ndaluar dhjetra herë, por Jemini ka mundësi që të kishte vendosur “pambuk” në vesh sepse është e pamundur të dëgjosh ato lloj ofendimesh nga disa tifozë që i perkasin “llumit” të vendit tonë të dashur, madje të mbeshtetur nga klubi i Partizanit. Këtu po veprohet qartësisht me 2-standarde në kurriz të ekipit tone.

Pavarësisht luftës së hapur ndaj klubit tonë do ta keni të pamundur të na rezoni nga froni, do e kenë të pamundur të mposhtin ekipin më të mirë në historinë e futbollit shqiptar”thuhet në njoftimin e Skënderbeut. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit të Partizanit, që kërkon maturi në deklaratat e lëshuara nga drejtuesit korçarë, madje pretendon të kundërtën, kur thotë se Skënderbeu u favorizua nga gjyqtarët. “Çuditërisht në golin e Ibrahimit askush nga lojtarët korçarë nuk e ka protestuar. Si Josa ashtu edhe Salihi nuk kanë pohuar se Partizani fitoj me një gol të parregullt.

Klubi Skënderbeu duhet të tregohet më serioz. Mos pranimi i humbjes në fushën e lojës nga kundërshtarët është mungesë respekti “FAIR PLAY”thuhet në deklaratën e Partizanit. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kapiteni Shkëmbi shprehet se “Nuk ngritëm cështjen e gjykimit pas ndeshjes, pasi do të dilte klubi me një reagim zyrtar. Pozicioni ishte jashtë loje qartësisht”. Ndërsa tifozët e kuq ironizojnë deklaratën e Skënderbeut duke i kujtuar polemikat në 5 titujt kampion që fitoi.

Është me të vërtetë shumë i cuditshëm reagimi i një ekipi që është shpallur 5 herë kampion radhazi dhe pretendohet se është imazhi dhe vitrina e futbollit shqiptar në Europë, por skandali thellohet më shumë, teksa në faqen zyrtare në Facebook, tifozët e Skënderbeut shkruajnë se nëse ata duan, Partizani nuk kualifikohet as në Kupat e Europës.


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia