TIRANË - Trajneri i Partizanit, Hasan Lika ka dhënë dorëheqjen, pas humbjes 1 me 0 ndaj Tiranës, ndeshje e humbur mbrëmjen e djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të Klubit të Futbollit Partizani.
“Pas rezultatit dhe lojës zhgënjyese në ndeshjen e djeshme, trajneri Hasan Lika i ka paraqitur dorëheqjen Presidentit Gazment Demi i cili e ka pranuar atë. Trajneri Lika ka sqaruar se ky vendim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë ideve dhe zgjidhjeve të reja në drejtimin e skuadrës që ndodhet në një moment kyç të sezonit futbollistik”, thuhet në komunikatën e klubit të futbollit Partizanit.
Në njoftimin për media nga klubi Partizani, “klubi e mirëkupton këtë vendim të trajnerit Hasan Lika dhe e falenderon atë për kontributin e deritanishëm në drejtimin e skuadrës. Lika do të vazhdojë të jetë pjesë e Klubit në një pozicion tjetër të rëndësishëm në strukturat e tij”.
“Me pranimin e dorëheqjes së Likës, drejtuesit e Klubit kanë nisur menjëherë konsultimet për përzgjedhjen e trajnerit të ri”, shkruhet të njoftimin zyrtar Klubit të Futbollit Partizani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com