Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas

Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Por një ditë më paë në mbledhjen e kryetarëve të degëve, këto të fundit kundërshtuan deputetët, dhe i dolën në mbrojtje kryetarit. Agron Kapllanaj, anëtar i kryesisë së PD-së dhe njëkohësisht kryetar i komanduar i PD-së në Fier, tha në Report Tv se asnjë nga kryetarët e dëgevë, nuk i ka kërkuar largimi Bashës. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.

‘Deputetët kanë dalë nga baza dhe kryetarët e degës që ishin mbrëmë kanë qenë kritik ndaj deputetëve. Ato i kanë kërkuar Bashës në mbledhjen tjetër aty, do jenë edhe deputetët dhe lë të kërkojnë në sy të kryetarëve të degës dorëheqjen e Bashës. Ato do të kenë mendimin e tyre dhe ta kundërshtojnë. Unë nuk jam një nga ato ithtarët, nëse jam sot në mbështetje të Bashës, nuk e mbështes personalisht, por mbështes PD-në.  Do të qëndroj aty pasi kam kontribuar për PD-në. Unë prandaj jam aty. Nuk mundem të marr mandatin e deputetit dhe të shkëputem nga realiteti. Ato nuk kanë të drejtë. Asnjë kryetar dege nuk i ka kërkuar Bashës dorëheqjen. Ne e kemi betejën me Ramën. Duhet të ngrihet një grup pune, dhe në të ardhmen do të ketë zhvillime. Duhet të prevalojë interesi i përgjithshëm kombëtar, dhe jo interesat personale. Dy palët duhet të bëjnë një hap pas, për të mirën e partisë dhe të bashkohemi.’- u shpreh Kapllanaj.

Kapllanaj duket se nuk do e mbajë fjalën që dha, se do të jap dorëheqjen nëse Bashkinë Shkodër e fiton Berisha. Sot që tashmë kjo është fakt, Kapllanaj tha se u nxitua dhe madje ai pohon se nuk e mendonte se Shkodra do të shkonte tek ‘Shtëpia e Lirisë’. Ai tha se nuk mund të japë dorëheqjen pasi përfaqëson qytetarët në pozicionin që ka.

'Sali Berisha mundohet ta shesë si triumfator. Unë nuk e mohoj, është e vërtetë. Të them të vërtetën nuk e mendoj se Shkodra do të shkonte tek Shtëpia e Lirisë, janë të shumta faktorët. Në një moment bën edhe një deklaratë të nxituar. Unë nuk e mbaj veten për ndonjë politikan të mirëfilltë. Në kushte të tilla nuk po mendoj vetëm për vete që të marr vendimin personalisht dhe të tërhiqem. Unë kam dhënë kontributin tim, dhe atje ku kam kontribuar ato nuk ma falin që unë ta jap dorëheqjen për një deklaratë. Megjithëse i qëndroj asaj deklarate. Por unë nuk shoh vetëm interesin personal.'- deklaroi Kapllanaj.

Për humbjen në 6 bashki në zgjedhjet e pjesshme n të 6 marsit, Agron Kapllanaj, justifikohet nga pjesëmarrja e ulët si dhe nga përdorimi i mekanizmave të pushtetit për të fituar garën elektorale.

‘Është një periudhë dëshpërimi e vështirë të dalësh të motivosh njerëzit të votojnë. Pjesa opozitës është e përçarë dhe shpresat për fitore janë 0. Ajo pjesë që ne e motivuam dolën të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesa më indiferente ndaj saj ka qenë ajo pjesë jo militante. Pjesa që nuk ka dalë në votime nuk mbështet Berishën, por është një pjesë që pret një zgjidhje dhe të mbështesin PD-në. Qeveria ka përdorur të gjithë instrumentet e saj për të fituar.’- tha Kapllanaj.

Zgjedhjet e 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asi: 09/03/2022 23:26

    ik mor bir kimeteje

    Përgjigju
  • arqile: 09/03/2022 16:43

    Ik o palaco nuk ju beson njeri juve pisave te bashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit