Humbja në derbi/ Trajneri i Partizanit: Në fushë luajnë lojtarët, jo unë, por djeg shumë

Humbja në derbi/ Trajneri i Partizanit: Në fushë luajnë lojtarët, jo unë, por djeg shumë

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime në derbi, duke i “dhuruar” fitoren Tiranës, ndërsa në intervistën për “Gol pas Goli” theksoi se zgjedhjet në formacion i kishte bërë në bazë edhe të mungesave.

Partizani humb një derbi pas gati 6 vitesh. Çfarë ndodhi sot?

Vlen pak nëse humb pas 6, dy apo 10 vitesh, pasi ishte një humbje në derbi, që djeg shumë. Tani duhet të analizojmë me vëmendje gabimet që bëmë dhe të dimë të ringrihemi menjëherë.

Pse ndryshuat kaq shumë në formacion, duke lënë në stol edhe Çinarin e Asanin?

Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë dhe e pashë të arsyeshme që të luaja në këtë mënyrë.

A u penduat për disa nga zgjedhjet? Veçanërisht për aktivizimin e Hysenit dhe lënien në pankinë të Asanit?

Po, do të bëja të njëjtat zgjedhje, pasi ishim të kondicionuar nga disa mungesa të rëndësishme në mesin e fushës. Megjithatë unë mendoj se të gjithë që luajtën, përtej problematikave të përgjithshme, u paraqitën mirë dhe justifikuan besimin.

A ju vë në siklet fakti që keni humbur një derbi përballë një skuadre që vinte pa trajner?

Nuk luajmë ne trajnerët, por lojtarët. Ne thjesht përgatisim ndeshjet dhe Tirana u shfaq më kërkuese, duke e merituar fitoren.

E meritoi plotësisht Tirana fitoren sot?

Ishte një ndeshje për barazim, por dhuruam golin e parë, ndërsa më vonë shpërdoruam një mundësi të mirë shënimi, derisa erdhëm në fund, ku edhe pësuam golin.


Lajmi kryesor:

Marrin fund vitet e pritjes, Tirana thyen Partizanin në derbi! Stadiumi i ri vishet bardheblu (VIDEO-GOLAT)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5