Daniel Gyurta ka fituar medaljen e artë në disiplinën e notit në garën e 200 metrave stil delfin. Kjo ishte medalja e parë e artë për ekipin olimpik hungarez në Lojërat Olimpike në Londër. Gyurta ka arritur i pari në finish me kohën 2:07:28 duke thyer edhe një rekord botëror. Në vendin e dytë është renditur britaniku Michael Jameison.

Ndërsa në shkallën e fundit të podiumit të medaljeve është pozicionuar japonezi Ryo Tateishi. Lojërat Olimpike nga dita në ditë po bëhen akoma më shumë atraktive duke thithur një numër mjaft të madh spektatorësh në shkallët e stadiumit olimpik, por edhe në pjesët e tjera kur zhvillohen garat. Në tre ditët e fundit eventin e kanë ndjekur më shumë se 2.1 milionë shikues.

(d.b/shqiptarja.com)