Hungarezi pastronte
para në Vlorë, arrestohet

Hungarezi pastronte <br />para në Vlorë, arrestohet
VLORE Një shtetas hungarez i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij me akuzën e pastrimit të parave, jetonte prej dy vitesh në qytetin e Vlorës.

Laszlo Vincze, 55 vjeç lindur në Szekszard (Hungari), u arrestua mbrëmë në banesën e tij në lagjen “10 korriku” ku banonte qysh se kishte mbërritur në Vlorë.

Vincze ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia hungareze me urdhër arrestin Nr. 2/24 të datës 26.01.2010 të Gjykatës së Apelit të Szekszar (Hungari) për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Mashtrim” dhe “Evazion fiskal”

Data përkon dhe me ardhjen dhe qëndrimin e tij në Vlorë ku kishte krijuar dhe administronte firmën e vet “ELVIS L&M” sh.p.k , e “cila paraprakisht dyshohet se përdorej për pastrim parash”- bën të ditur policia.

Seksioni i Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës kishte nisur ndaj tij procedim penal në 29 shtator të këtij viti. Mësohet se 55 vjeçari nga Hungaria ishte pajisur me leje qëndrimi dhe punësimi, çka kishte krijuar kushtet për legalizimin e aktivitetit të tij të biznesit.

Paraprakisht policia dyshon se ai e vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm në Shqipëri (Vlorë), duke përdorur si koperturë një firmë të liçensuar. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 55 vjeçarit, si dhe për mundësinë e tij në përfshirjen e ndonjë rrjeti ndërkombëtar të aktiviteteve të paligjshme. Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës

PROVAT
Gjatë kontrollit të banesës së tij të marrë me qera në lagjen periferike “10 korriku”, në qytetin e Vlorës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 vula të kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe vende të ndryshme, një sërë faturash të ndryshme transaksionesh financiare, dokumenta të ndryshme që dyshohej se i shërbenin për të kryer aktivitet të paligjshëm, një armë gjahu “teke” që e mbante me leje, si dhe një automjet fuoristradë “CHEVROLET”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit