Ata mundën të mposhtin sërish Norvegjinë, duke arritur rezultatin 2-1 në ndeshjen e mbajtur në stadiumin e Budapestit. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 14 me Priskin. Ndërsa norvegjezët pavarësisht se dominuan në fushë dështuan të shënonin.
Në pjesën e dytë, Norvegjia shtoi sulmet në drejtim të portës hungareze, por në minutën e 83, një autogol i Henriksen dyfishoi e përsinë e hungarezëve. Ndeshja u mbyll 2-1 dhe në shkallët e stadiumit të Budapestit filloi festa.
Para fillimit të ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në nderim te viktimave të Parisit, ndërsa edhe shumë tifozë mbanin në duar pankarta “Nuk kemi frikë” me flamurin francez.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)