/ATSH-DPA/ - Hungaria vazhdoi dje, pa paralajmërim, zgjatjen e kordonit kufitar kundër emigrantëve në kufi me Slloveninë pasi bëri të njëjtën gjë përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë.
"Ushtarët dhe policia filluan punën pa paralajmërim duke vendosur tela me gjemba në vijën kufitare", njoftoi agjencia hungareze e lajmeve, MTI.
Nuk ishte e qartë nëse plani ishte për të mbuluar të gjithë kufirin prej 102 kilometrash.
Kabineti i kryeministrit konservator, Viktor Orban vendosi dje nëse do të zgjaste kordonin kufitar me Kroacinë, ashtu siç bëri me Serbinë javën e kaluar.
Pasi mbylli kufirin e saj me Serbinë, fluksi i refugjatëve në Serbi u kthye drejt Kroacisë. Refugjatët, kryesisht sirianët, udhëtuan më parë nga Turqia përmes Greqisë dhe Maqedonisë.
Megjithatë, Kroacia është vazhdimisht duke transportuar sërisht refugjatët në kufirin hungarez, përveç një pjesë të vogël që vijnë nga perëndimi në Slloveni.
Pothuajse të gjithë ata që vijnë i konsiderojnë vendet ku kalojnë si vende tranzite që të çojnë drejt tre destinacioneve kryesorë të azilkërkuesve Gjermania, Franca dhe Suedia.
Hungaria deri tani ka rrethuar rreth 42 kilometra përgjatë Kroacisë, në perëndim nga pika ku kufijte e Hungarisë, Serbisë dhe Kroacisë takohen. Pjesa më e madhe e kufirit me Kroacinë është e rrethuar nga lumenjtë
/Shqiptarja.com