Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, certifikatë vaksinimi ose tampon për tu futur në bare dhe restorante! I njëjti rregull edhe për punonjësit e sektorit publik e privat

KOSOVË- Nga dita e sotme në Kosovë do zbatohen masa të reja anti-COVID. Punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit për tu futur në ambientet e punës. Në rastet kur punonjësit nuk janë të vaksinuar do të duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, test të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë, ose dëshmi se kanë kaluar virusin.

Kjo masë do të zbatohet edhe për baret dhe restorantet të cilët do të lejohen të punojnë në ambientet e mbyllura, duke shfrytëzuar 50% të kapaciteteve. Klientët e bareve dhe restoranteve duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, ose të tregojnë negativ PCR/serologjik.

Ndërkohë ditën e sotme fillon sezoni i ri shkollor, ku do të respektohen masat e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë së koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë ka bërë me dije do të zbatohet distanca sociale, si edhe nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës në një klasë. Në rastet kur një klasë ka mbi 20 nxënës, mësimi do të zhvillohet me turne.

Ndeshjet në stadiume do të lejohen vetëm me 30% të kapaciteteve, ku tifozët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, ose test PCR, ose test serologjik. Sakaq, kufizimi i lëvizjes do mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 deri në 05:00, ku muzika lejohet deri në orën 21:00.

Të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga sot

Restorantet

1.Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi i restoranteve duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e vaksinimit ose test PCR në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve.

2.Në lokalet e restorantet është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona  përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1  deri 2.4.

3.Nga data 27 shator 2021, lejohet shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura deri në 50% e  kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit  të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

4.Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të  ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

5.Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

6.Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak. 47. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Mbrojtja dhe siguria në punë

1. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

7.Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

8. Nga data 13 tetor 2021, punonjësit/personeli sipas pikës 6, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë