TIRANË - Buxheti i vitit 2015 ka hyre në fuqi që nga data 1 janar. Buxheti 2015 ka në objektiv vendosjen e balancave makroekonomike, uljen e borxhit, rritjen e qëndrueshme ekonomike, rritjen e investimeve, si dhe garantimin e reformave të ndërmarra. Per vitin 2015 rritja ekonomike parashikohet 3%.

Ne buxhetin e ketij viti, totali i të ardhurave është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë lekë, ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014.

Rritja e të ardhurave, sipas ministrisë së Financave, vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2015 është planifikuar të arrijë 475 miliardë lekë ose rreth 31.7% e PBB./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)