Hyn në fuqi ligji i mbetjeve, të
rinjtë protestë në portin e Vlorës

Hyn në fuqi ligji i mbetjeve, të <br />rinjtë protestë në portin e Vlorës
VLORE- Kuvendi Civil protestoi sot për gjysmë orë portin e qytetit të Vlorës kundër imporit të mbetjeve, i cili tashmë lejohet me ligj.

Të rinjtë e kësaj lëvizje mbanin në duar pankarta si “Jo importit të plehrave” dhe “Nuk heshtim pa u ndalur ky ligj skandaloz”.

Ata paralajmëruan dhe protesta të tjera , në Vlorë dhe në portin e Durrësit, kundër këtij ligji I cili sot hyri në fuqi.

Ligji që lejon futjen e plehrave në Shqipëri u botua më 9 nëntor në Fletorën Zyrtare

Opozita ka kundërshtuar draftin, gjithashtu dhe një pjesë e shoqërisë civile, e cila ka ngritur zërin veçanërisht kundër nenit që parashikon importin e plehrave nga jashtë.

Bashkë me ligjin, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe rrëzimi i dekretit të Presidentit nga parlamenti, i cili e ktheu atë mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS