Që nga dita e sotme do të nisë zbatimi i patentës me pike. Kështu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të shkelin rregullat e qarkullimit do të ndëshkohen me heqen e pikëve për çdo shkelje. Në lidhje me numrin e pikëve që do të hiqen për çdo shkelie Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë sjarimet përkatëse. Kështu sipas ligjit të ri pikët e patentës në total janë 20, ndërsa sistemi i pikëve përcakton 61 shkelje të cilat në fakt janë masat që merren kur rrezikon pezullimin e patentës, me heqjen nga 3 deri në 15 pikë për çdo kundravajtje.

Në rastin e tejkalimit të shpejtësisë më shumë se 20 km/orë drejtuesi i mjetit ndëshkohet me heqen e 8 pikëve nga patenta. Nëse kjo shkelie përsëritet, nëshkimi i përcaktuar është heqa e 10 pikëve të tjera nga patenta. Në rastë se drejtuesi i mjetit e drejton makinën në gjendje të dehur ai do të ndëshkohet me heqen e 10 pikëve nga patenta, 10 pikë të cilat do ti hiqen edhe nëse drejtuesi i mjetit nuk respekton sinjalizimin e semaforit apo të policit të trafikut.

Nëse drejtuesi i mjetit i humbet 20 pikët e patentës ai duhet ti nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik, por ata nuk do të paisen me leje të re sepse sistemi i pikëve nuk parashikon që drejtuesit e mjeteve te marrin një leje të re.



Ja si funksionon patenta me pike:

Çdo qytetari që sapo fiton të drejtën për leje drejtimi, i jepen një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë.

Ulja e pikëve :
Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prerë si vendim. Organi i cili heq pikët në lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e ankimimit të qytetarit dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë.

Ulja e pikëve pasqyrohet në regjistrin kombëtar në rrugë telematike (në mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik). Nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm ne momentin kur nuk është marre vendim për pezullimin e lejes se drejtimit. Ne rastet kur drejtuesi i mjetit humbet të paktën 3 herë (data e shkeljes merret si referencë) brenda një viti ku ka si penalitet më shumë se 5 pikë në çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)