Hyn në fuqi rritja e pagës minimale/ Nga 1 prilli rrogat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim, ndryshojnë taksat për pagat e tjera

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale/ Nga 1 prilli rrogat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim, ndryshojnë taksat për pagat e tjera

Foto ilustruese

Prej ditës së sotme, paga minimale në vend nuk do të jetë më 30 mijë lekë por do të jetë 32 mijë lekë. Ky vendimi i qeverisë që hyn sot në fuqi, ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik por si pasojë e çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës afati u afrua për në prilli.

Po ashtu nga kjo e premte ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani. Qeveria teksa rishikoi taksën progresive vendosi që për të gjithë qytetarët që marrin 50 mijë lekë në muaj, tatimi nis nga 30 mijë lekë. Pra nëse merr 50 mijë lekë do paguhet 6.5% tatim për 20 mijë lekëshin.

Po ashtu ndryshon tatimi për shtresën e mesme, pasi të gjithë qytetarët që kanë pagë mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13%, deri në fund të marsit 2022, tatim 13% paguanin qytetarët që merrnin nga mbi 30-150 mijë lekë, ndërkohë qeveria ka vendosur që pagat mbi 200 mijë lekë të tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte që pagat mbi 150 mijë lekë tatoheshin 23%. Nga dita e sotme do të rriten edhe pensionet.

“Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1prilli2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shu1na e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për 9do qytetar. Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit”, thuhet në aktin normativ të ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat që tanimë ka hyrë në fuqi.

Si ishte tatimi progresiv?

Paga deri 30 mijë lekë                  0% tatim

Paga 30,001-150 mijë lekë          13% tatim

Pagat 150,001 lekë                      23% tatim

 

Si bëhet tatimi progresiv?

Paga deri 40 mijë lekë                0% tatim

Pagat 30-50 mijë lekë               6.5% tatim

Pagat 50,001- 200 mijë lekë      13% tatim

Pagat 200,001 lekë                     23% tatim

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paga: 02/04/2022 04:13

    Pagat mbi 800,000 lek duhen tatuar 33%

    Përgjigju
  • Loku: 01/04/2022 20:11

    politike e goditur sociale jo vetem ekonomike, te ruhet klasa e mesme se ajo eshte zemra e nje vendi

    Përgjigju
    • Klasa mesme: 02/04/2022 04:12

      Klasa mesme eshte 40,001-120,000 lek që eshte me pak se klasa ulet në gjermani 1700€ Neto (220,000 lek muaj )

  • Keli: 01/04/2022 20:10

    Gjeje shume e mire sa qene kurre kjo ne Shqiperi bravo qeveria.

    Përgjigju
  • Alban: 01/04/2022 20:10

    Kjo eshte gje e mire , duhet te rritet akoma me shume ????????????

    Përgjigju
  • sindi: 01/04/2022 20:10

    bravo shume e bukur arritje sh e madhe e madh presi te arri 50 por 40 eshte super bravo

    Përgjigju
  • Andi: 01/04/2022 20:10

    Shume pozitive jemi ne kohe te veshtire edhe paga minimale duhet te jet vazhdimisht ne rritje per nje jetes sa m normale

    Përgjigju
  • xhemi: 01/04/2022 20:09

    frymemarrje per familjet shqiptare ne kete kohe krize boterore

    Përgjigju
  • Zana: 01/04/2022 20:09

    Bravo zoti rama duke na treguar cdo dite qe kemi ber zhjedhjen e duhur❤️

    Përgjigju
    • Gjergji: 02/04/2022 07:15

      Hahahahahah

  • Buzi: 01/04/2022 20:09

    Keto ndryshime ne page shume te mira.

    Përgjigju
  • Altini: 01/04/2022 15:37

    Shume gje e mire pagat po rriten dita dites edhe ne kete kohe krize pagat minimale duhet te jen sa m larta

    Përgjigju
  • Engjelushe: 01/04/2022 15:32

    Sa mir, bravo, perher ke menduar per popullin edhe ne kohe krize, mire qe jan rritur pagat po jan rritur dhe pensionet Faleminderit ????????????????????????????????????????

    Përgjigju
    • Gjergji: 02/04/2022 07:16

      Lepirje dhe vetem lepirje

  • Bledi: 01/04/2022 15:31

    Bravo nga 200 mij lek qe ka qen e kan cuar 400 mij !!! Rritje 2 fish ju lumte ????????????????

    Përgjigju
    • Tata: 02/04/2022 08:13

      Hahahaha Riku je i madh

    • Riku: 01/04/2022 16:36

      Po edhe numri I syve qe te pellcasin eshte rritur nga 2 eshte Bere 4... bashke me pensionet e engjellushes lart... analfabet funksional

  • gonis: 01/04/2022 15:31

    E vetmja qeveri qe ecen me plane , ca flisni kot palidhje ju neper komente

    Përgjigju
  • Celi: 01/04/2022 15:31

    Kjo rrijte e rroges minimale te tatueshme sishte pare kurre ne shqiperi para jushe bravo.

    Përgjigju
  • endit: 01/04/2022 15:31

    bravo te qoft ishalla shkon dhe me sh se 400

    Përgjigju
  • enida: 01/04/2022 15:31

    Taksimet e ketij, jane zhvatje. Ky te merr edhe buken e gojes. Ky kot hiqet si socialist, se komunist i kapitalizuar eshte. Tatimi mbi pagen, me i ndershem ishte 10%. Ai qe eshte i zoti, eshte shkolluar dhe ka sukses, kot eshte lodhur se e rrjep ky me takse 23%. Pra ai punon per shtetin me shume se kushdo dhe pasi paguan taksat, jeton si ai qe punon me pak. Kjo nuk eshte demokraci, kjo eshte dhune komuniste

    Përgjigju
  • Boli: 01/04/2022 15:30

    Bravo keshtu vazhdoni keni bere nje gje shume te mir

    Përgjigju
  • Bledi: 01/04/2022 10:16

    Modeli i ri tatimit progresiv nuk eshte aspak model per tu pershendetur. Sepse nuk mund te jene te njëjtat taksa si per ate qe merr 50,001 mije leke dhe ate qe me 200 000 mije leke. Numri I njerëzve qe paguhen deri ne 100 000 mije eshte mbi 75 % e te punësuarve.

    Përgjigju
    • Ola: 01/04/2022 15:21

      100% dakort

    • Loni: 01/04/2022 12:49

      O flori ketu eshte te zhdukesh edhe mos I hapesh me asnjeriu msn! Degjon idiotsira perdite cudira nga me te ndryshmet! Shkaku injorance edhe shoqeria civile ingezistente! Fajin e ka saliu rama edhe meta me monen! Jo more Jo e kemi ne! Edhe nje proteste qe organiziohet organiziohet prej sorros e veliajt! Sepse militantet e tyre Jan me ne numerta se ato pak njerez qe dalin per nje kauze te humbur! Cfare deshi beri berisha me shoke cfare do Ben ky Paola gjat me shoke! Keshtu qe ja lejme edhe ne te dy zotin sic ja lejne te gjithe ne kete komb sepse jemi te pafajshem kundrejt ketij sistemi edhe te jetojme ne kete rend pa sens!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja