Shifrat e bëra publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për rritjen e pagave për arsimtarët kanë krijuar konfuzion tek ata. Konkretisht ministrja Anila Denaj tha se pagat do te rriten me 15% e përkthyer në vlerë monetare ajo shpreh se "në sistemin arsimor, në vitin 2020 kemi një pagë mesatare 65.800 lekë që së bashku me rritjen shkon në 72.000 lekë në 2021-in. Paga mesatare bruto e mësuesve nga 68.800 shkon në 75.550 në 2021-in".
Pas kësaj deklarate sindikata e arsimtarëve hodhi dyshime mbi përllogaritjet e bëra, pasi sipas tyre me një rritje 15%, paga e mësuesve në 9-vjeçare shkon në 75 mijë e 670 lekë, dhe jo 72 mijë e 100 lekë sa u deklarua nga ministrja. Diferenca në përllogaritjet e arsimtarëve dhe të ministrisë është 3 mijë e 570 lekë.
Po ashtu sipas tyre paga mesatare bruto e mësuesve në shkollat e mesme me këtë rritje nga 68 mijë e 800 lekë shkon në 79 mijë e 120 lekë, dhe jo 75 mijë e 550 lekë sa u tha në konferencë. Edhe këtu diferenca është 3 mijë e 570 lekë.
Me këto dyshime Sindikata e Pavarur e Arsimit pohoi se rritja e pagave për arsimtarët është 9.1% dhe jo 15%. Por Report TV u interesua pranë Ministrisë së Financave, e cila shpjegon edhe konfuzionin e krijuar. Ministria shpjegon se në rritjen e pagës janë të përfshirë edhe elementët e tjerë si paga e diplomës, vjetërsia e punës si dhe kualifikimi, të mbledhura së bashku arrijnë në vlerën e deklaruar nga ata.
“Rritja e pagës për çdo kategori punonjësish behet vetëm mbi pagën e funksionit, e cila është përcaktuar ne VKM përkatëse, ne rastin e mësuesve është VKM 175/2017, e ndryshuar. Bazuar ne këtë VKM, ju bëjmë me dije se paga mesatare është me e larte se paga për funksion. Prandaj ajo qe ju pretendoni nuk del 15% kur e pjesëton. Sipas kësaj VKM-je, paga funksionit te mësuesit ne shkollën e mesme është 45000 leke e cila rritet me 15% ose me 6750 leke ne muaj . Kjo rritje bën që paga e rritur e funksionit se bashku me elementet e tjerë si paga diplomës 14000 leke, paga vjetërsisë 7000 leke dhe paga për kualifikim , shkon si page bruto 75550”, sqaron ministria.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Strategjia 2024 – 2030 për sigurinë në punë/ Në fokus goditja e pagave në dorë! Në sitë ndërtimi, bujqësia e minierat
25 Tetor 2024, 16:29
-
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
21 Tetor 2024, 12:19
-
Humbjet e jetës në punë, qeveria me strategji: Hetime në ndërtim, miniera e bujqësi! Shifrat janë shqetësuese
9 Tetor 2024, 16:55
-
Drafti/ Pas bregdetit në fokus malet, prona shtetërore do shiten për 1 euro te privatët! Kushtet, të jenë posedues faktik të paktën 10 vite dhe një plan biznesi
2 Tetor 2024, 12:22
-
ISSH miraton indeksimin 4.1% për mbi 770 mijë pensionistë, indeksimi 4.1% merr ‘vulën’ në qeveri javën e ardhshme! Pensionet urbane mesatare rriten 752 lekë, ruralet 453 lekë
14 Shtator 2024, 19:03
-
Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
24 Korrik 2024, 13:54
-
Tregu i zi i letrave me vlerë/ Mbi 1.2 milionë bono në qarkullim por s'dihet kush i ka dhe me çfarë vlere i shet! 'Ekonomia' pro zgjatjes së afatit deri në 2027-ën
4 Qershor 2024, 14:02
-
Edhe 3 vite më shumë letra me vlerë? Propozimi socialist shqyrtohet pas përgjigjeve nga ‘Ekonomia’! Braçe: Proces i dështuar
8 Prill 2024, 16:19
-
Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë
22 Shkurt 2024, 22:43
-
Ndahen çmimet për mësuesit më të mirë gjatë vitit 2023, dominojnë shkollat në rrethe
27 Dhjetor 2023, 18:37
-
Rindërtimi, ministri i Ekonomisë: Janë shpenzuar nga buxheti 890 mln euro! Sigurimi i banesave nga tërmetet, i domosdoshëm! Duhet skemë për sigurimin bujqësor
18 Tetor 2023, 11:14