Hyn në fuqi vendimi/COVID-19, familjeve në nevojë ju dyfishohet ndihma ekonomike deri në qershor 2021

Hyn në fuqi vendimi/COVID-19, familjeve në nevojë ju dyfishohet ndihma ekonomike deri në qershor 2021

Të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 2-fishin e saj deri në fund të qershorit të këtij viti. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe tashmë ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim do të zbatohet edhe për muajin janar edhe pse ka hyrë në fuqi në muajin shkurt.

“Pas pikës 14, të kreut III, të vendimit nr. 597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 15, me këtë përmbajtje: “15. Për përfituesit e ndihmës ekonomike, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për një periudhë 6-mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përfitues i këtij vendimi janë:

-familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme,

- jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,

- prindër me më shumë se 2 fëmijët të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë,

- viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre,

- dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Një vendim i tillë sipas argumentit të qeverisë është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Lajmi për dyfishimin e ndihmës ekonomike është njoftuar edhe në vitin e kaluar nga kryeministri Edi Rama. Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 70 mijë familje, të cilat janë të regjistruar për ndihmë ekonomike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton nilpelaj: 17/02/2021 22:10

    Kam shtat femi pse muk ma japin ndimen ekonomike apo nuk e mérito nuk kam asnje te arrun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?