Hyn sot në fuqi marrëveshja me FRONTEX

Hyn sot në fuqi marrëveshja me FRONTEX

Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian hyn sot në fuqi. Këshilli i Bashkimit Europian njoftoi hyrjen në fuqi të marrëveshjes sot, duke vënë në dukje se kjo është marrëveshja e parë e kësaj natyre e nënshkruar mes BE-së  dhe vendeve jashtë kufirit të Bashkimit Europian.

Marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit, është një vlerë e shtuar dhe fokusi i saj është lufta kundër migracionit të paligjshëm, si dhe rritja e numrit të operacioneve të kthimit, apo pranimit të migrantëve nga vendet e treta që vijnë në Shqipëri.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 12 shkurt të vitit 2018, ku ministri i Brendshëm i athershëm, Fatmir Xhafaj bëri me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos gjatë një vizite në Tiranë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përgëzoi dje Shqipërinë për këtë arritje.

"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019" shkruan Soreca.

"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. " shkruan Soreca.

"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. " shkruan Soreca.

Kjo marrëveshje ndikon rritjen e sigurisë kombëtare, në luftën kundër krimit ndërkufitar në kufijtë e Shqipërisë me vendet e BE-së. Aty do të jenë të fokusuar edhe oficerët e FRONTEX, që do të punojnë bashkë me oficerët tanë të Kufirit dhe Migracionit. Kryerja e këtyre operacioneve të përbashkëta do të shërbejë si një lloj trajnimi për policinë tonë kufitare. Po ashtu do të kemi edhe mbështetje logjistike nga ana e FRONTEX për të mbikëqyrur kontrollin kufitar në kufi me vendet e BE-së, me Greqinë dhe Italinë

Bashkimi Europian po zhvillon negociata për marrëveshje të ngjashme dhe me vende të tjera të Ballkanit që janë jashtë BE-së, si Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut.\

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston