Hynë në fuqi masat e reja kundër dhunës në familje! Nga sot kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia, strehë e përbashkët për burrat dhunues, alkoolistët në spital

Hynë në fuqi masat e reja kundër dhunës në familje! Nga sot kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia, strehë e përbashkët për burrat dhunues, alkoolistët në spital

Foto ilustruese

TIRANË- Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme. Kështu parashikojnë ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020. Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë (18 nëntor 2020). Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën.

Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Por ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues. Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa.

Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe detyrimin e dhunuesve për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Ky detyrim do të vendoset nga gjykata në urdhrin e mbrojtjes. Sipas rasteve, gjykata urdhëron që dhunuesi të trajtohet në qendra të shëndetit mendor si dhe që të marrë shërbime të alkoologjisë, nëse është përdorues alkooli. Në këto programe mund të marrin pjesë edhe dhunuesit, të cilët po vuajnë dënimin me burg. 

(Kliko këtu) për të lexuar ndryshimet për masat kundër dhunës në familje
 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/11/2020 02:38

    Per ju te gjithe qe mendoni se do humbni pronen kur t'ju nxjerre jashte policia ,nje sqarim i vogel:-Ju nuk e humbni te drejten mbi pronen edhe po t'ju nxjerre jashte policia,pavaresisht se grate do flene ne shtepite tuaja,kurse ju ne nje vend, qe do t'ua caktoje shteti.Prona juaj do ndahet me gruan ligjerisht vetem ne rast divorci,dhe nuk ka rendesi si e keni blere,prandaj trajtoini grate mire qe te mos keni pasoja.

    Përgjigju
  • Toni: 18/11/2020 12:30

    Ligj koti, Po nese shtepine e ka blere para martese burri, eshte pasuria e tij, si mund te debohet? Kush dhunon te shkoje ne burg jo te debohet mor karafila.

    Përgjigju
  • dajaku: 18/11/2020 12:03

    Ej ça ore fillo ky ligji?Qe ti japim nji dru si per her tfundit grave pa dal nga shpia.

    Përgjigju
    • Ajo: 18/11/2020 13:09

      Ti qenke: Merre me leng se mishi maroi

  • Alb: 18/11/2020 11:24

    Nuk ka faj populli por politika e shtejte shqiptare, si e shkatrrun popullin ne te tana anete.

    Përgjigju
  • Lala: 18/11/2020 10:55

    Ku ka ligj qe te nxjerri nga prona jote kot me e dit?dakort duhet mbrojtur femra po nji hall kam un.ns femra jeton te shpija burrit? E atj ja ka len baba .nejse tallnim teapin me taljonet ne qe rrinin si pula para grave.tani sdo ket me burra po bura qe do dhjesin nga frika

    Përgjigju
    • Lala: 18/11/2020 16:16

      O pop shoku e kisha per trashegimi nga familja e jo pasuri e ber gjat marteses.po te them si e kam un o plak qe ta kuptosh.baba ma ka len shpin mua e nenes kur vdiq.un isha beqar ateher.ne letra shpika u nda 50 un e 50 plaka. Normalisht kam familje.e zem.se jam noi avdall nga ment w kokes dhe e rraf nusen per arsye varja.tani si do me nxjerri shteti mua nga shpija? Prona ime gruja se ka emerin ne hipotek se ska asnji te drejt ne ate shpi.rasti oar rasti dyt shpija e bler nga bashkeshortet. Pra 50 gruja 50 burri. Tani kush esht ai ps qe te me nxjerri nga prona ime kur me kushtetut prona esht e shenjt? E ska gjykat te me heqi pronen ose te me nxjerri nga prona ime se shkel te drejtat e njeriut me kete rast.kupton dmth ligj vl.e fundit ta kesh te sigurt qe ky ligj sdo mund ti mbroj grat qe dhunohen sepse burri qe e ka pas rraf gruan nese e nxjerrin nga shpija minimumi nga inati do i ver flaken shpis ose do bllokoj ndonje der se ka inat shqiptari kur i thon.ose me e keqja ka per te vra gruan sepse e ka nxjerr nga shpija te cilen e ka blet me lek e raste te tilla ka plot.jonoer gje po ne shqiperi akoma e ble shpin burri rrall kontribuon gruaja sepse shum oak gra ka me rroga te mira shumica jan me 200 mij lek fasonerie kupto tani ku du me dal

    • Pop: 18/11/2020 12:15

      Kur martohesh prona jote , gjysma i kalon gruas , prandaj nuk martohen pasaniket. Dmth gjysma e shtepise eshte e gruas

  • Sadushe: 18/11/2020 10:08

    Bravo ....ligj i shkelqyer per te ven mend "" burrat gango"" shqiptar qe pin dhe u duket vetja se kan cliruar shqiperin....

    Përgjigju
  • Mala: 18/11/2020 09:57

    KJo do te ishte e drejte dhe normale.Por, kete duhet vendosur reciprokisht per dy palet ne bahkeshortesi.Sepse jo rralle, kemi raste qe, gruaja eshte dhunuese e burrit,madje deri ne skajshmeri,kur gruaja e ka hedhur jashte banese burrin dhe ka ngelur rrugeve,Kete rast shqiptar, e kemi pa ne TV te Shqiperise.

    Përgjigju
  • arbina: 18/11/2020 09:33

    Ketu ne Kruje dasmat jane bere gjate gjithe kohes me mbi 100 persona.Nuk e ka respektuar asnje ligjin

    Përgjigju
  • dorumtina: 18/11/2020 08:37

    ligj komplet idiot dhe i pabarabarte si vete qeveria rames. pse duhet vetem burrat te largohen nga shtepia kur ky vend ka pafund dhe gra te dhunshme. marrim shembull kompozitorin saimir cili qe e rrihte suela kalaja (gruaja) apo ka raste plot. pffffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)