Falsifikonte firmat e klientëve të bankës ku punonte si arkëtare, në 5 vite arrin të vjedhë 20 mijë euro nga llogari të ndryshme.

Sipas hetimeve të prokurorisë arkëtarja Mirela.B e cila po hetohet me masën e sigurisë arrest me burg përzgjidhte kryesisht klient të cilët jetonin jashtë shqipërisë dhe paraqiteshin rrradhë në bankë e nivelit të dytë në kombinat ku ajo punonte.

Fillimisht Mirela krijonte mardhënie miqësore me klientët e më pas i kryente atyre veprime pa qenë prezent e duke përfituar nga ky mirëbesim më pas ju vidhte shuma të ndryshme nga llogarit.

Arkëtarja hajdute u zbulua në vitin 2013 aty ku një e moshuar vuri re mungesën e 6 mijë eurove në llogarin e saj të kursimit aty ku i kalonte dhe pensioni.

Transaksionet bankare të kryera në disa llogari teksa klientët skanë qenë prezent arrin në vlerën e 11.1 milion lekëve ndërsa arkëtarja e arrestuar ka mundur të përfitojë në total nga veprimet e paligjshme mbi 2 milion lekë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com