I dënuar për mashtrim, arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Liam Osmani! Para 10 ditësh hyri në Shqipëri, por s'u kap nga TIMS në Rinas

I dënuar për mashtrim, arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Liam Osmani! Para 10 ditësh hyri në Shqipëri, por s'u kap nga TIMS në Rinas

Liam Osmani dhe moderatori Ledion Liço

TIRANË- Nuk ka zgjatur as 24 orë qëndrimi Liam Osmanit, në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai hyri mbrëmë në spektakël, po është arrestuar brenda shtëpisë për shkak se ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

Policia bënë me dije se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale bënë ndalimin e 44 vjeçarit, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Realty Show.

Liam Osmani rezulton i dënuar me një vendim të dhënë në 23 shkurt të viti 2022, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, në vlerë rreth 6 mijë euro, thonë burime për Report Tv, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kalojë pa probleme.

"Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse"- njofton policia. 

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Arrestimi i Liam Osmanit në Big Brother, avokati: Për dënimin s'kishte dijeni as policia dhe as ai vetë! Nuk e ndaluan as kur zbriti në Rinas

1709496787_liamosmani.JPG

Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i banorit të Big Brother Vip Liam Osmani që u arrestua disa orë pasi ka hyrë në shtëpinë VIP në një reagim thotë se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg. Ai shprehet se ish-banori i “Big Brother VIP” është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë autoriteteve të Gjermanisë për ta kërkuar ose njoftuar.

Reagimi i avokatit:

“Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet  e tij  te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise.

Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”.

Ora 13:34
VIDEO/ Ja momenti kur banorët njoftohen për arrestimin e Liam Osmanit

Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë.

Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë.

 “Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat.”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.

 

Ora 13:19
U arrestua brenda shtëpisë së 'BBV3', ja çfarë i tha policisë Liam Osmani

1709466801_liamosmani.JPG

Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së 'BBV3', ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Liami rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dite: 04/03/2024 20:32

    qe ne fytyre duket qe qshte mashtrus.

    Përgjigju
  • Tahipi: 04/03/2024 04:41

    Nga Liam mandaro e ka ndryshuar ne Liam Osmani , dukshem eshte martuar me ndonje kosovare dhe ka marre mbiemrin e saj prandaj zyrtarisht nuk i figuron ne asnje sistem denimi sepse ka identitet tjeter ! Ne momentin qe eshte shfaqur ne tv e ka ridenoncuar i demtuari ne polici !!!

    Përgjigju
    • Andy: 04/03/2024 09:53

      Ka nderruar edhe pashaporten ka marre shtetesine gjermane

  • AltinTop: 03/03/2024 19:40

    Kaq shume ka rene shikueshmeria ketij programi sa qe montojne keto lloj banalitesh per te fituar klikime… TCH jeni shembull i keq asgje me shume.

    Përgjigju
  • Av. Dritani: 03/03/2024 18:33

    Vendimi eshte skandaloz, ne mungese, pa e njoftuar asnjehere, pa e degjuar, pa prova. Per pak dite do jete jashte, ska asgje te vertete, te premten maksimumi.

    Përgjigju
    • Ori: 07/03/2024 17:41

      Jam kurioze te di a doli se e Premte sot.

  • Edi: 03/03/2024 16:37

    Do dali amnistia, dhe pak dite do qendroj ne BB.

    Përgjigju
  • E verteta: 03/03/2024 16:30

    Shembulli qe japin mediat per "Vipat" qe kthehen ne modele per minorenet dhe rinin. Krize totale e idenditetit shoqeror dhe i vlerave qytetare. Ka kaluar ne Rinas me marreveshje per realizuar " kapjen" ne show ordiner. Kjo tregon se policia shqiptare pervec telenovelave turke, ndjek edhe BB.

    Përgjigju
  • rezi: 03/03/2024 15:16

    Eshte nje turp per ata qe nuk e kane kapur ne sistemin tims,masa ndaj tyre duhet te jete penale sepse eshte skandal.

    Përgjigju
    • Tahipi: 04/03/2024 04:37

      Ka ndryshuar mbiemrin prandaj nuk rezulton ne tims o shoku kopi !!

  • Shoku: 03/03/2024 14:36

    Po ne Rinas si hyri ky?

    Përgjigju
    • Mero: 04/03/2024 14:02

      Me pitbull

    • Populli: 03/03/2024 15:20

      Moj parti ta lumsha synin, s’guxon kush me te shkel kufinin.

  • Keno: 03/03/2024 13:53

    Liami ne krahasim me ca aty,eshte qytetar shembullor. Big Brother eshte bere si paraburgimi I Fierit.

    Përgjigju
  • Era: 03/03/2024 13:49

    Po nuk e kaloi vettingun ai para se të futej...haha. Hajde TV hajde. Gjith për skrap

    Përgjigju
    • Besi: 03/03/2024 14:05

      po mund ta kete futur ky vetingu aty brenda ku i dihet sa lek ka paguar Liam te futet brenda po do dali kur te zbulohet si e kaloi sistemin ne rinas vipi i bb3 me cfare dokumenti se me pasaporte do diktohej

  • Pelion: 03/03/2024 13:20

    Ata "vipat" janë të gjithë për t'u arrestuar,defakto rripat e bigut e të politikës në Shqipëri janë të gjithë për burg

    Përgjigju
  • Askushi: 03/03/2024 13:05

    Po keto tipa po promovohen tani,Ky eshte modeli qe i serviret rinise shqipetare neper televizione????????????????

    Përgjigju
    • Partia: 03/03/2024 13:22

      Nuk e kupton që është show. Ndodhi Gerdeci ne Lushnje po nuk e ka fajin Saliu se ta shihje ti si do bëhej nami.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë