Dhjetëra fëmijë, nxënës të shkollës së Zejmenit të Lezhë, rrezikojnë çdo ditë jetën, pasi hyrja e shkollës ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Milot-Lezhë. Automjetet lëvizin me mjaft shpejtësi, ndërsa mungon prania e punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor si dhe sinjalistika e nevojshme. Nxënës dhe prindër kërkojnë marrjen e masave, pasi në këtë situatë ndjehen mjaft të frikësuar.
“Kemi frikë, por shikojmë në të dyja anët dhe kalojmë më mbrapa. Ka disa që kalojnë me shpejtësi. Nëse ka shumë nuk ecim ose kalojmë në rrugën tjetër”. thonë nxënësit.
Makinat lëvizin pa kriter. Ka ditë që lëvizin me shpejtësi. Vetëm mëngjesi është i rregullt pasi vjen polica dhe normalizon lëvizjen. Pavarësisht se tabela është 20 km në orë asnjë nuk e respekton. Drejtori i Shkollës Zef Therçaj thotë se janë të detyruar të dalin në rrugë për të siguruar jetën e nxënësve, ndërsa shton se është kërkuar vendosja e sinjalistikës rrugore.
“Është rrugë nacionale dhe shkolla afër rrugës paraqit problem sepse duke qenë rrugë e drejtë nxjerr problem. Nuk kemi pasur falë zotit ndonjë aksident. Çdo mëngjes vjen policia, ndërsa ën drrekë dalim vetë pasi jemi të detyruar pasi është rrugë naciopnale”. ka thënë Drejtori i Shkollës Zejmen, Zef Theaçaj.
Pavarësisht se kjo situatë vijon prej shumë vitesh, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të siguruar jetën e nxënësve të shkollës së Zejmenit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47