Në të gjitha ceremonitë e organizuara nga Qeveria dhe FSHF, në nderim të kombëtares, ra në sy mungesa e mbrojtësit, Elseid Hysaj.   
 
Mësohet se mbrojtësi i Napolit nuk ka udhëtuar më pjesën tjetër të ekipit, por ka ndryshuar destinacion në drejtim të Italisë, pasi mësoi se ishte bërë baba.
 
hysaj

hysaj

(Elseid Hysaj dhe bashkëshortja e tij)

Hysaj ka zgjedhur t'i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij. Ky Europian ka qenë i veçantë për mbrojtësin e kombëtares, pasi përveç aventurës së mrekullueshme në Francë, dyfish gëzim është ai i ardhjes në jetë i fëmijës së parë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com