Hysen Memolla largohet nga Superliga, e zëvendëson ish-i i Partizanit! Egnatia 'shopping' te Laçi

Hysen Memolla largohet nga Superliga, e zëvendëson ish-i i Partizanit! Egnatia 'shopping' te Laçi

Sebastjan Spahiu në prezantim

Hysen Memolla ka vendosur që pas shtatë muajve të largohet nga Egnatia, për të vijuar karrierën në Turqi. Mbrojtësi 31-vjeçar u bashkua me rrogozhinasit në janarin e këtij viti, duke qenë vendimtar në prapavijë për suksesin në Kupën e Shqipërisë.

Në dy pozicone në prapavijë, Memolla ka lënë një boshllëk që pritet të mbushet nga Sodiq Atanda. Ish-mrojtësi i Partizanit edhe më herët ka qenë pjesë e Egnatias, teksa pas pak muajsh pritet që të rikthehet për të qenë nën urdhërat e Edlir Tetovës.

Pas eksperiencës në Europë dhe paraqitjes së mirë, Egnatia tanimë do fokusohet në kampionat, aty ku e nisi jo mirë me humbjen 0-1 në shtëpi kundër Skënderbeut. Veç lojës në fushë, te Egnatia janë duke menduar edhe për të ardhurat, me Redi Kasën që u shit te Olimpija Ljubjana në Slloveni.

Veç këtyre lëvizjeve, Egnatia ka siguruar për dy sezone shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese të Laçit, Sebastjan Spahiu. 23-vjeçari ka spikatur sezonet e fundit në Superligë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët