Hysi:18 qershori s'mund të lëvizet
sipas dëshirës, listat të ligjshme

Hysi:18 qershori s'mund të lëvizet<br />sipas dëshirës, listat të ligjshme
Në studion e lajmeve në Report Tv ishte e ftuar deputetja e PS, njëkohësisht kryetarja e komisionit të ligjeve, Vasilika Hysi.

Deputetja e PS komentoi mbi shortin në Kolegjin Zgjedhor, ku dy parti kanë kërkuar rrëzimin e listave të kandidatëve.
 
Hysi i quajti listat e kandidatëve të vlefshme pasi është përcaktuar një afat, që ishte datë 29 prill dhe partitë kishin mundësi brenda kësaj date ti kundërshtonin.
 
“KQZ ka miratuar një kalendar dhe ka përcaktuar datën 29 prill si ditën e fundit të dorëzimit të listave, subjektet kanë dërguar listën e kandidatëve dhe besoj që çdo parti politike ka pasur mundësi të kundërshtonte atëherë si datë. KQZ-ja në dijeninë time në unanimitet e ka miratuar datën 29 datën e dorëzimit të listave”, tha Hysi.
 
Më tej Hysi komentoi dhe zgjedhjet e 18 qershorit ku sipas saj 18 qershori nuk mund të lëvizet sipas dëshirës.
 
“18 qershori nuk mund të lëvizet sipas dëshirës, partitë opozitare patën hapësirën e mundshme. 18 qershori është data e zgjedhjeve sepse ka një dekret të presidentit dhe gjithë partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore tashmë është hedhur dhe shorti për renditjen e tyre dhe për të përgatitur fletën e votimit duke i lënë gjithë hapësirën e nevojshme edhe partive opozitare një pjesë të partive opozitare që nuk u regjistruan për të bërë regjistrimin e tyre brenda datës 29 prill dhe për të marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për ne e rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje dhe standardet”, deklaroi Hysi.
 
Hysi komentoi dhe mbi protestën e opozitës të cilën e quajti përgjegjëse për situatën politike.
 
“Që kur opozita bojkotoi parlamentin me 18 shkurt dhe hapi çadrën, u pa qartë se nuk ishte e gatshme të hynte në zgjedhje, e kam thënë dhe po e them që në zgjedhje shkojnë në zgjedhje të gjitha partitë për tu provuar para elektoratit të tyre, për programet për çfarë kanë premtuar dhe çfarë do të premtojnë. Iu dha e gjithë koha e nevojshme për të pasur një alternative dhe pati dhe oferta joshëse nga kryeministri për të pasur kompromis sepse ne një sistem pluralist duhet të marrin pjesë të gjithë në zgjedhje. Partitë politike nuk mund të jenë pronë e njërit apo tjetrit por e elektoratit që përfaqësojnë. Kjo nuk do thotë që zgjedhjet nuk janë të paligjshme. Zgjedhësit kanë të drejtë ta gjykojnë sepse kjo parti bën një vetëvrasje sepse ata që kanë votuar do të vendosin në 18 qershor për kë do votojnë, do mbështesin një parti që nuk është e gatshme të garojë të ketë një program të dalë me një program dhe të provojë mundësitë. Nuk ka afate ligjore për ta bërë pjesë të zgjedhjeve PD-në. Në historinë e Shqipërisë ne kemi pasur disa raste kur PD ka sjellë destabilitet në ‘97-98 dhe s besoj që ka demokrat të vërtetë që s do stabilitet. Ka kosto politike dhe përgjegjësi politike. Përgjegjësinë e ka PD dhe opozita. Ka edhe pasoja. Ju e dini që në këtë periudhë do fillonte hapja e negociatave dhe një nga kushtet ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi dhe i ligjit të Vettingut. Ky ligj nuk është e gjithë reforma por do të niste ngritjen e organeve të reja dhe institucioneve për korrupsionin e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të përfshirë në krime. Gjithashtu ka dhe një pasojë tjetër, mohimi për të votuar atë forcë politike që kanë për zemër”, tha Hysi. 
 
Së fundmi Hysi komentoi dhe mbi protestën e opozitës që pritet të mbahet nesër pranë kryeministrisë.
 
Është e drejtë themelore për të protestuar, ka shumë njerëz që mund të protestojnë. Në këtë kuadër kemi një polici më profesionale është bërë një reformë në polici dhe policia do të jetë në nivelin më të lartë dhe qytetarët shpresoj që nuk do cenojnë ligjin pronën dhe institucionet”, tha Hysi. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari