Hysi: PD të mos pengojë vetingun
nuk e priste që ne të pranonim 2/3

Hysi: PD të mos pengojë vetingun<br />nuk e priste që ne të pranonim 2/3
Tetë muaj nga votimi i projektit kushtetues, do të nisë procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për lidhjet me krimin, pasuritë dhe aftësitë profesionale. Kështu ka deklaruar anëtarja e komisionit të posaçëm parlamentar të Reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi, gjatë një interviste për "45 minuta" nga Denis Minga, në Report Tv.

Zonja Hysi ka pohuar se në harkun kohor të tetë muajve do të nisë radiografia e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke identifikuar elementët e korruptuar. Deputetja e PS deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike nuk e priste që mazhoranca do të pranonte kërkesën e saj për 2/3, ndaj zgjodhi pretekstin e radhës për bllokimin e procesit. Zonja Hysi tha se në çdo mbledhje komisioni, përfaqësuesit e opozitës nxirrnin diçka të re.

Hysi theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi mund të miratohet brenda muajit korrik. "Unë them që më ketë ritëm dhe profesionalizëm që kam parë tek Misioni Euralius dhe ekspetërt e huaj po punohet shumë për të realizuar këtë reformë brenda muajit korrik", tha ajo.

Ndërkohë duke komentuar debatin për martesat brenda të njëjtit seks, Hysi thotë se është keqkuptuar neni 18 i draftamendamenteve kushtetuese, pasi ndryshimi në Kushtetutë nuk parashikon martesat brenda gjinisë dhe as birësimin e fëmijëve nga çiftet gay.

"Kjo lidhet e një keqdashje, por do të thosha që është një keqkuptim i atyre njerëzve që nuk e kanë lexuar nenin. Në fakt, nuk ndryshon neni 18 i kushtetues, por paragrafi i dytë i nenit 18. Këtu s'bëhet fjalë fare për martesat brenda të njëjtës gjini. Në këtë ligj thuhet se askush s'mund të diskriminohet për shkaqe si gjinia, besimi, në projektin e ri të ndryshimeve janë shtuar mbrojtja e njerëzve me aftësi të kufizuar, diskriminimi për shkak të përkatësisë shoqërore, për shkak të përkatësisë prindërore, pra ata që rriten me një prind, me njerkën ose njerkun, dhe tjetra origjina shoqërore, dhe e fundit fare janë shtuar dy elementë identiteti gjinor dhe orientimi seksual. Në vitin 2004 është miratuar një ligj për parandalimin e diskriminimit. Ndryshimet që janë parashikuar për reformën në drejtësi, nuk parashikojnë martesat dhe as birësim", u shpreh Hysi.
 
Reagimet e një pjese të mirë të deputetëve kundër këtij neni, Hysi thotë se vijnë edhe si një pretekst për të shtyrë reformën në drejtësi.  

Intervista e plotë e deputetes të Parisë Socialiste:

Rasti i dhunimit të fëmijës 3 vjeç, qëndrimi dhe komenti juaj? 

Unë të them të drejtën nuk e pashë dot videon deri në fund, por më pas mora guximin dhe e pashë ku me pas edhe kam shkruar një status që duhet denoncuar dhe ndëshkuar kjo dhunë. Kërkohet një qasje disiplinore, kërkohen standarte më të larta. Ngjarje të tilla duhen denoncuar dhe nuk duhet të trembemi. Kam një kërkesë për komentuesit në rrjetet sociale, nuk duhet të kenë ngjyrime politike. Duhet të jemi një kundër dhunës së grave dhe fëmijeve. Do doja të theksoja se reforma në drejtësi ka një kauzë të rëndësishme për dhunën ndaj të miturve. Atyre ju është kushtuar një rëndësi e veçantë dhe për herë të parë parashikohet dhe Kodi i Fëmijëve. 

Kodi i fëmijëve do jetë pjesë e paketës apo është pjesë e veçantë?
Ka një paketë prej 40 ligjesh ku përfishet edhe Kodi i Fëmijevë, që do të merret me zbatimin e drejtësisë së fëmijëve. Në paketën kushtetuese kemi dhe nenin 18, ku parashikohet mbrojtja ndaj diskriminimit me bazë orientimin seksual.
 
Por disa deputetë edhe pranë jush kanë deklaruar se nuk do ta votojnë sepse i hap rrugën martesave të së njëjtës gjini?

Unë them që është moskuptim, ata që janë kundër nuk e kanë lexuar nenin. Në fakt nuk ndryshon neni 18 i kushtetutës. Nuk bëhët fjalë për martesën brenda së njejtës gjini. Dua të qartësoj të gjithë ata që nuk marrin inisiativën të na pyesin ne. Në këtë nen parashikohet që nuk mund të paragjykohet askush për shkak të gjinisë, kushteve ekonomike, përkatësisw prindërore. Gjithashtu në këtë pikë janë shtuar gjithashtu identiteti gjinor dhe orientimi seksual. Kolegët e tjerë që kundërshtojnë këtë pikë harrojnë që kanë votuar në vitin 2012 ndryshimet në ligj për mos diskriminim për shkak të orjentimit seksual dhe identitetit gjinor. Ky nen nuk parashikon martesën as birësimin.

Nuk do të thotë martesë ky nen?
Nuk do të thotë as martesë as birësim. Çdo njeri ka të drejtë të jetojë në mënyrën e tij jetën e tij, nuk mund t’i mohohen të drejtat themelore askujt. Ne si shoqëri nuk jemi të përgatitur për martesa brenda të njëjtin seks por ne nuk duhet t’ju mohojmë atyre të drejtën për të jetuar më kë ata dëshirojnë.

A është paradoks që disa deputetë njohin komunitetin LGBT por nuk njohin të drejtën e tyre për t’u martuar?
Për mua nuk është paradoks, Shqipëria në këto 25 vjet ka bërë një hov shumë të madh. Mos të harrojmë që jemi një shoqëri patriarkale. Ne kemi berë një avancim që i pranojmë si pjesë e shoqerisë. Ne duhet të ndihmojmë familjet që për shkak të opinionit publik kanë një presion nga shoqëria kur fëmijët kanë një drejtim seksual brenda llojit. 

Cila është këshilla për deputetët që rrezikojnë të votojnë reformën për shkak të këtij neni?
Unë mendoj që nuk do e rrezikojnë, por gjithashtu mendoj që ky është një pretekst për të mos votuar reformën në drejtësi, ose ata nuk e kanë lexuar me kujdes këtë nen. 

Le të flasim pak për draftin e reformës dhe seancën kur ju e votuat nën bekimin e ndërkombetarëve dhe opozita u largua. Zoti Mediu është shprehur se nuk kishte informacione se do të ishin amabsadorët në mbledhjen e Komisionit. Keni ju informacion lidhur me këtë?
Unë nuk e di këtë gjë, por më duket cinike dhe fyese për të justifikuar përgjegjësitë që na takojnë ne për reformën në drejtësi. Ne kemi përgjegjësi që na është besuar reforma më e rëndësishme në vend. Është privilegj, pjesmarrjen tonë në Komision ne nuk e kemi kondicionuar nëse është media apo janë ambasadorët në mbledhje. Për mua është kënaqësi. 

Drafti që ka ardhur është i paprekur nga ju? 
Në kemi pasur 3 drafte, ne patëm rastin të lexonim draftin. Ne menduam mos të shprehemi, në i kaluam Komisioni të Venecias draftin ku ata më pas dërguan në mënyrë të menjëhershme opionin e tyre. Ne më pas realizuam diskutime rreth draftit. Pasi e kemi diskutuar draftin e parë i kemi dërguar Komisionit gjithë komentet e tona. Pasi ka ardhë raporti i 24 marsit ne kemi parashtruar një sërë pyetjesh për ekspertët e nivelit të lartë. Opozita dëshironte të ishin të huaj ekpertët që do të punonin për reformën. Pra që nga marsi po punohet nga ekpertët e huaj. 

Çështja e vendeve të rezervuara është një pikë që ka kundërshti mes palëve?
Me lejo të them dicka më gjatë, ndjesë dhe nuk të fyej asnjë deputet të opozitës. Më është dukur sa herë jam futur në mbledhje si një lojë kuic. Ne kishim një rënd dite, kolegët e opozitës në fund të çdo mbledhje hidhnin një çështje të re. Ne hamendësonim që mbledhjen tjetër çfarë çështje tjetër do të nxirrnin. Ata nuk ishin të përgatitur që ne do ishim të hapur ndaj diskutimeve. Mesa kuptova na kishin paragjykuar, kur e panë që kerkesat e tyre të ligjshme u pranuan, ata sollën pretekstin e tyre. Vendet e rezervuara është term i gabuar. Basha e ka lexuar si ka dashur. Ne pranuam edhe 2/3 , ata nuk menduan se ne do të pranonim 2/3. 

Jeni koshiente se nëse zbatohet kjo paketë, mund t’ju bjerë i gjithë sistemi i drejtesisë pasi mund të prekë shumë gjyqtarë dhe prokurorë?Si zëvendësohen ata?
Dua t’ju bëj një thirrje kolegëve të opozitës të mos ndikojnë në procesin e Vetingut. Kriterët e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të jenë pasuria, integriteti moral dhe profesionalizmi. Opozita kërkon të ketë njerëz në këto 3 pika të vlerësimit. Por në qoftë se një gjyqtar apo prokuror nuk e justifikon pasurinë, ose ka fshehur pasurinë sigurisht që do të shkarkohet. Gjithashtu do të shkarkohet edhe ai gjyqtar që është i përfshirë me botën e krimit.

Sa zgjat procesi i vetingut?
Ekpertët po punojnë natë e ditë, dhe ne tashmë kemi marrë draftet me radhë të 7 projektligjeve shumë të rëndëishëm që bëjnë të mundur zbatimin e reformës. 

Ky proses rivlerësimi sa kohë ka?
Besoj se brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e reformës në drejtësi. Unë them që më ketë ritëm dhe profesionalizëm që kam parë tek Misioni Euralius dhe ekspetërt e huaj po punohet shumë për të realizuar këtë reformë brenda muajit korrik.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr