TIRANË - Deputetja e PS, Vasilika Hysi denoncon keqtrajtimin e një shitësi ambulant nga Policia Bashkiake në Tiranë. "Një ngjarje e shëmtuar", e cilëson Hysi, në të cilën deputetja ka qenë vetë rastësisht e pranishme.
"Nëse denoncon, nuk të lëmë të shesësh nesër!!! Kështu u kërcënua një qytetar që shiste në rrugë, ndërsa policia bashkiake “kryente detyrën”, duke shkelur me këmbë dhe me kokë etikën e komunikimit, ligjin dhe duke ushtruar dhunë", nis rrëfimin e ngjarjes Vasilika Hysi.
Ajo më tej përshkruan se si teksa shitësi ambulant qëndronte i shtrirë, pa denja, punonjësit e policisë bashkiake u larguan duke e lënë qytetarin në mes të rrugës, jo larg, por disa metra përballë komisiariatit të policisë nr. 2 në Tiranë. Ambulanca e njoftuar nuk erdhi, pasi sipas urgjencës, ajo duhej të njoftohej nga policia.
"Zoti Basha mund të thotë se policia bashkiake është e vendosur të zbatojë ligjin, edhe kur përdor forcën ose bën goditje selektive mbi shitësit ambulantë ose ndërtuesit pa leje", kritikon Hysi.
Ajo tregon se "meqënese të afërmit e shitësit ambulant u frikësuan tej mase, ata u larguan, duke mos dashur të denonconin vetë dhe që unë të mos e ndiqja problemin në rrugë ligjore, po e denoncoj publikisht këtë sjellje antiligjore."
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com