I afërmi i shtruar në pavionin COVID në Shkodër, qytetari: I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë

Një qytetar i cili ka të shtruar xhaxhain e tij në spitalin Rajonal në Shkodër, pasi është i sëmurë më COVID, pretendon se të afërmit të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit.

Ai tregon se sapo është përmirësuar, xhaxhait të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit dhe se ato i ka marrë infermierja.

'E kena sjellë prej Tirana është me COVID. Tani na thonë që ta fus në reanimacion. Për çfarë ta çojnë ne reanimacion e kanë lënë pa asnjë aparaturë dhe duan të lënë të vdesë. Nuk i kanë prurë asnjë aperaturë është 75 vjeçe.  Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu. Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. E ka pas spitalin këtu. E kena pru se është i sëmurë, infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën. Nuk i kanë sjellë aparaturë.”, thotë ai. 

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, raporton se nga ana e drejtuesve të spitalit Rajonal në Shkodër është mohuar kategorikisht të ketë pasur neglizhencë në shërbimin ndaj qytetarit. Sipas bluzae të bardha, gjendja e pacientit është përkeqësuar dhe i është thënë që të futet në reanimacion.

Vetëm dy ditë më parë u hapën zyrtarisht dy spitale e para rajonale në Shkodër e në Durrës, për shkak se u ezauruan kapacitetet në spitalet COVID në Tiranë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës