I akuzuan për gjenocid në Gaza, kompania ajrore izraelite pezullon fluturimet drejt Afrikës së Jugut

I akuzuan për gjenocid në Gaza, kompania ajrore izraelite pezullon fluturimet drejt Afrikës së Jugut

Aeroplan i kompanisë izraelite El Al

Kompania ajrore izraelite El Al, ka thënë të premten se do të pezullojë fluturimet për në Johanesburg në fund të marsit, me arsyetimin se ka rënie të kërkesës, pasi Afrika e Jugut e ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo kompani ajrore ka realizuar dy fluturime në javë në Johanesburg.

“Izraelitët nuk dëshirojnë të udhëtojnë në Afrikën e Jugut. Ata janë duke i anuluar fluturimet dhe aeroplanët janë pothuajse të thatë. Ne e kuptojmë këtë situatë, sepse në të kaluarën ka qenë ndryshe. Fakti që izraelitët nuk dëshirojnë të shkojnë në Afrikën e Jugut, por dëshirojnë të shkojnë në vendet tjera, na ndihmon në vendimin për të pauzuar këtë rrugë”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë.

Mes tjerash, kompania i ka përmendur shqetësimet për sigurinë.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të premten për kërkesën e Afrikës së Jugut për masa urgjente kundër Izraelit, përfshirë ndaljen e operacioneve ushtarake në Gazë. Izraeli përballet edhe me akuza për kryerje të gjenocidit në Gazë.

Pas sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar të Hamasit në tokën izraelite, duke lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën e udhëhequr prej Hamasit.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prej nisjes së ofensivës izraelite, kanë vdekur më shumë se 25.000 njerëz në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Izraeli ka kërkuar në gjykatë që të kundërshtohet rasti ndaj tij./REL

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja