Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.
Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.
Lajmi kryesor:
Identifikohet një nga 3 vrasësit e Bujar Çelës/ Urdhër arrest për Nuredin Dumani, në kërkim edhe për 2 vrasje në Durrës
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2014
Lajme të tjera
-
Ish-depo e ushtrisë në Belsh transformohet në galerinë ‘Dy Botët’, ideatori Helidon Haliti: Një muze arti dhe një destinacion më shumë për turistët
4 Maj, 20:30
-
Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara
4 Maj, 19:06
-
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti
4 Maj, 16:54
-
Mashtroi administratorin e një biznesi në Librazhd dhe i mori paratë, arrestohet 32 vjeçari
4 Maj, 10:34
-
ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ‘ECO Elb’ për inceneratorin e Elbasanit
3 Maj, 10:03
-
Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve
1 Maj, 12:28
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
VIDEO/ Lëvizja e tregut aktual, tregtarët e Belshit në protestë, hyjnë me forcë brenda bashkisë
29 Prill, 11:19
-
Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamarieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari
28 Prill, 16:52
-
Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)
28 Prill, 16:20
-
Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku
27 Prill, 11:12
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24