I arrestuar prej disa kohësh në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Kërkesa e Llallës pritet të merret në shqyrtim në 22 prill, ndërsa mësohet se pjesë e trupës gjykuese janë gjyqtarët, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
Ish prokurori i përgjithshëm Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së, ka përjashtuar ish kryeprokurorin të kryejë funksione publike për 5 vite.
Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.
Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksioniari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë.
-
Gjykata e larte duhet te te konfiskoje akoma pasurin tende te pa justifikuar te rrise denimin per korrupsionin qe ke shperdoruar detyren zyrtare
Përgjigju -
Ore sipas Artan Hoxhes ky ka marr azil politik ne itali para 1 muaji…
Përgjigju -
Na mbushe mendjen!Semundja <<e pasherueshme>> nuk te pengoi te merrje rruget e botes e te arratiseshe.Hajde bej denimin se nga dy vjet i ben a si ben 6 muaj.Nuk te bie dambllaja per aq dhe pervec kesaj,spitali i burgut eshte i mirepajisur,kujdesi nuk ka per te te munguar.
Përgjigju -
Cfare do nga Gjykata e Larte ky? Qe ke qene fshatar e i pangopur po ta falim..qe ske hetuar asgje po ke bere xhiro verdall duke kapur krimin te shalet e Rovit edhe kete po ta falim.. po qe je ordiner e ka palluar gruan e shokut..kjo ste falet o ordiner..o palaco..merni ate kurven e ketij ate avokaten e bythes, Rovena Gashin pyeteni rreth semundjes se ajo ka qene doktoresh e arit per 4 vjet ..
Përgjigju -
Kush pyet ne kete vend per vendie gjykate .Nje notere ne Vlore Mirjami ka nje vit qe vendimi i denimit me 2 vjet burg ka mare form te prere dhe Xhemali prokurori kushedi nga e ka "hedhur"vendimin edhe pse ne dhjetor 2021 Gjykata e Larte rezoi kerkesen e te denuares per pezullim vendimi .Xhemal permendu se do vesh ti ne vend te Mirjamit .
Përgjigju -
Shyqyr qe bëre kerkese,do te shikohet ky muhabet.Ti o Llall e meriton,nuk ke bere asgje.Ti nga fshatar me 11 klase shkolle,u bere milioner me euro.Ç'ke bere ti ,asgje.
Përgjigju -
Me siguri kimetja do ta gjej nje argument per te vazhduar te na hedhe hi syve me reforen ne drejtesi.
Përgjigju -
Kush eshte avokat i Dhalles? Mos eshte ai korrieri i Tan Dajtit ?
Përgjigju-
Jo mo Drin, eshte ai Konstucionalisti. Emigrant zvicre e italie, me shkolle fizolofie dhe juridik me korrespodence
-










Komente
Komento