Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shit-blerje votash, vijon betejën për liri. Një ditë më parë (6 shtator) avokatët e të zgjedhurit si kryebashkiak i Himarës ka bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë ku në njërin prej tyre kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit ne flagrancë, kundër masës së sigurisë arrest në burg, kurse në rekursin tjetër Beleri propozon që të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës që mundësuan fotografimin e fshehtë të momentit të dorëzimit të 40 mijë lekëve për votat e tetë qytetarëve nga personi i infiltruar.

Të dy kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë, janë rrëzuar më herët nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit ndërkohë që Fredi Belerit i është mohuar kërkesa për leje nga burgjet për t'u betuar në këshillin bashkiak.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politikë. Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i kërkon kryeministrit Rama që t’i shpjegojë se cili ligj nuk e lejon të betohet në qeli, duke i përmendur precedentë të mëparshëm. Edhe Beleri në një linjë me qeverinë greke thotë se mbahet në burg politikisht dhe se nuk ka folur kurrë për helenizimin e Himarës.

Madje Asambleja Politike e PPE-së ka miratuar rezolutën e paraqitur nga partia e Kryeministrit grek Mitsotakis, ‘Nea Demokratia; në të cilën bëhet thirrje që autoritetet shqiptare t’i japin zgjidhje sipas tij tyre së Fredi Belerit. Por Kryeministri Rama e ka komentuar me habi.

Sipas tij rezoluta e propozuar nga partia e Mitsotakis është e pakuptimtë pasi kjo është një çështje që i takon drejtësisë, e cila më në fund në Shqipëri sipas tij po heton pa anësi politike. Rama shtoi do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin "Sundimi i Ligjit" për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër.

Në fund Kryeministri thotë se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së në këtë fazë kur sipas tij më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 

Dy rekurset e Fredi Belerit