I ati rasti i parë me covid në Gjirokastër, maturantja nuk lejohet të jap provimin e matematikës

I ati rasti i parë me covid në Gjirokastër, maturantja nuk lejohet të jap provimin e matematikës

Një maturante në Gjirokastër nuk është lejuar të jap sot provimin e matematikës të maturës shtetërore, pasi rezulton se në familjen e saj ka një të prekur me covid-19.

I prekur është babai i saj dhe për këtë arsye familja është e karantinuar dhe nuk lejohet dalja e tyre, gjithashtu edhe sipas protokolleve të sigurisë të maturës shtetërore, nxënësit që vijnë nga familje me persona të prekur duhet ta deklarojnë atë dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shkollë.

Maturantja ka dhënë provimin e gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, por nuk ka dhënë provimin e sotëm. Kjo pasi më 13 qershor i ati i saj, një 47 vjeçar ka rezultuar me covid, i cili ishte infektuar kur kishte qenë i shtruar në QSUT. Ky ishte rasti i parë aktiv me covid në qarkun e Gjirokastrës.


Lajmi kryesor:

Maturantët përfundojnë në provimin e matematikës: S'kishte paqartësi si testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 'Harrojnë' COVID-in nga gëzimi


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut