I bënte presion të martohej me një të moshuar, por ajo nuk pranonte, babai vret vajzën në Itali dhe e varros pranë shtëpisë! Pas krimit largohet në vendlindje
18-vjeçarja që u vra nga i ati
Një baba pakistanez është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare në Itali pasi ajo refuzoi të martohej me një person që e kishte zgjedhur për atë.
Shabbir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën lindore Punjab, në Pakistan javën e kaluar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet italiane.
Para zhdukjes, vajza 18-vjeçare i tha të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar në vendlindjen e tyre, në Pakistan, por ajo nuk pranonte.
Vajza u pa e gjallë për herë të fundit në fund të prillit nga fqinjët jashtë shtëpisë së familjes së saj në qytetin fermë të Novellara, pranë qytetit të Reggio Emilia, Itali.
Pas zhdukjes së vajzës, autoritetet në Itali zbuluan se një video e aeroportit të Milanos tregonte prindërit e 18-vjeçares, duke u larguar për në Pakistan.
Arrestimi i Abbas vjen vetëm disa ditë pasi një trup u zbulua në një varr të cekët në një ndërtesë të braktisur pranë shtëpisë së familjes pakistaneze.
Mediat italiane raportuan se mund të duheshin dy muaj për të konfirmuar identitetin e eshtrave, por një gjykatë lokale tha të enjten se ishte "shumë e mundshme" që mbetjet njerëzore t'i përkisnin adoleshentes së zhdukur.
Gjatë një seance ekstradimi të enjten, Abbas këmbënguli se vajza e tij ishte gjallë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA . Më parë ai pretendoi se ajo kishte udhëtuar në Belgjikë.
Amir Shaheen, një tjetër hetues i lartë i policisë pakistaneze, tha se babai i Saman ishte në kërkim nga policia italiane me akuzën e vrasjes së vajzës së tij.
Ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme, duke thënë se i dyshuari ndodhet në paraburgimin e Agjencisë Federale të Hetimit të vendit, e cila iu drejtua nga Interpoli për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e burrit në Itali në lidhje me vrasjen e gruas.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
19.5%
-
Alibeajt
77.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 77
Lajme të tjera
-
Shkatërrimi i bandës së trafikut të drogës Itali-Shqipëri pas 6 vitesh hetime, si u zbuluan 4 vëllezërit shqiptarë! Merrnin kokainën nga Shqipëria dhe shisnin në Brescia
27 Janar, 12:45
-
Palestinezët: Trupat izraelite vranë dhjetë persona në Bregun Perendimor
27 Janar, 10:37
-
Sulm në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, vritet shefi i Sigurisë, plagosen dy roje
27 Janar, 10:04
-
Skandal në një gjykatë në Itali, vrasësi apeloi vendimin, nëna vesh bluzën me trupin e copëtuar të së bijës në shenjë revolte
27 Janar, 08:00
-
Pas Cosa Nostra-s, radhën e ka Ndragheta! Policia italiane arreston 56 anëtarë të mafias famëkeqe, sekuestrohen 250 milionë euro pasuri
26 Janar, 18:37
-
U rebelua kundër mafias, nipi i kreut të Cosa Nostra-s: Mezi e pritëm arrestimin e tij, prej vitesh jetonim me frikë
26 Janar, 17:41
-
Ndërrimi i pronësisë në verë, ‘Guardia di Finanza’ nis hetim për Milanin! Dyshohet për parregullsi
26 Janar, 14:20
-
VIDEO/ Ekzekutoi 10 persona në Kaliforni teksa festonin Vitin e Ri kinez, dalin pamjet nga momenti kur qytetari përplaset me agresorin dhe e çarmatos
26 Janar, 09:07
-
Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 bosë shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro
26 Janar, 08:52
-
Spanjë/ Hyri brenda kishave dhe sulmoi njerëzit me shpatë Samurai, ndërron jetë një person, katër të plagosur, arrestohet autori (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Shfaqej me to në çdo foto kur ishte i ri, gjenden syzet e diellit ‘historike’ të kreut të ‘Cosa Nostra’-s italiane
25 Janar, 15:50
-
Takoi 1 vit më parë bosin e mafies të ‘Cosa Nostra-s’, tregtari: Makinën ia vlerësova 10 mijë euro! Nuk e kuptova që ishte ai, kur u arrestua më dridheshin këmbët
25 Janar, 11:16