I besuari i Bashës Florenc Hoxha
nën akuzë për 520 ndërtime

I besuari i Bashës Florenc Hoxha<br />nën akuzë për 520 ndërtime
TIRANE - Ish-drejtori i Inspektoriatit Ndërtimore Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës Florenc Hoxha bashkë me 29 inspektorët e tij, përfundon në gjyq për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Dosja është depozituar këtë në gjykatën e Tiranës aty ku Hoxha aktualisht ka të hapura dhe dy proceseve të tjera gjyqësore. Florenc Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa prokuroria përfundoi hetimet pas kallëzimit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
 
520 ndërtime pa lejë
Sipas prokurorisë, ish-drejtori Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në mbi 520 raste, duke mos ndërhyrë në pezullimin apo prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Dosja voluminoze, tashmë është dorëzuar për gjykim, ku bie në sy fakti se të gjitha këto ndërtime të paligjshme të konstatuar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar janë lejuar në periudhën korrik 2012-dhjetor 2014. Hetuesit thonë, se në mbi 520 rastet e konstatuara nga INUK-u si ndërtime të paligjshme, inspektorët e Bashkisë nuk kanë vepruar për të ndaluar ndërtimin apo për të prishur atë. Në disa raste, thuhet nga prokuroria, INUV-i nuk ka evidentuar fare në procesverbalet e konstatimit në teren për ndërtimet e paligjshëm.

Arrestimi në qershor
Në qershor të 2014 ish-kreu i Inspektor Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha është arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kanë qenë efektivët e policisë së kryeqytetit ata që kanë bërë arrestimin e Hoxhës, pasi ndaj tij pasditen e 19 qershorit 2014 gjykata e Tiranës kishte marrë vendimin për caktimin e masës “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që është kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës. Sipas burimeve të akuzës në momentin e arrestimit dhe shoqërimit në polici, Hoxha nuk ka bërë rezistencë ndaj bluve të Tiranës.

Prokuroria shprehet se ndaj tij që prej vitit 2013 janë depozituar 5 kallëzime penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit. Por pas veprimeve hetimore nuk është arritur të sigurohen prova për të vërtetuar veprimet korruptive të zyrtarit të bashkisë Florenc Hoxha, por është vërejtur se në pesë raste ai ka shkelur ligjin urbanistik dhe rregulloren e ndërtimit të nxjerrë nga vetë bashkia e Tiranës, duke mos vepruar në prishjen e katër objekteve dhe vepruar në një rast, që në fakt ka qenë në proces legalizimi. Ky nuk është procedimi i vetëm për ish-drejtorin e Inspektoriatit Ndërtimor pasi Florenc Hoxha rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e Tiranës për disa vepra penale. Hoxha, njihet si mik i afërt i ish-kryebashkiakut të Tiranës, sot kreut të opozitës Lulzim Basha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit