Ai njihet si paparazzi i VIP-ave italianë dhe së fundmi flet për librin e tij “Nuk më keni bërë asgjë”. I ftuar në “Verissimo”, Fabrizion Corona filloi të fliste për skandalet që do të zbulojë ky libër dhe një prej tyre është edhe fakti që ish-e fejuara e tij , Silvia Provvedi e ka tradhtuar me Fedez. E gjitha kjo ka ndodhur gjatë kohës që Fedez ishte i lidhur me blogeren Chiara Ferragni, bashkëshorten e tij aktuale.
Mirëpo gjatë intervistës ish-paparazzi ka përjetuar një situatë të sikletshme. Coronas i bie dhëmbi dhe ai tenton ta marrë pa rënë në sy, por nuk ndodhi ashtu. Për më tepër, vetë moderatorja i thotë të vrapojë ta gjejë dhe ta vendosë.
Fabrizio largohet për një moment nga studioja dhe rikthehet sërish me dhëmbin e vënë, duke u shprehu rse ishte e gjitha një shaka. Kujtojmë që Corona njihet nga historia e tij e gjatë e dashurisë me modelen Belen Rodriguez.