Fahri Balliu, babai i ish-deputetit Klevis Balliu i cili u arrestua ditën  djeshme për tubim të paligjshëm është fotografuar ditën e sotme jashtë ambienteve të Gjykatës së Tiranës. Ai është parë mjaft i shqetësuar teksa flet në telefon.

Vendimi për Klevis Balliun pritet të merret ditën e nesërme nga Gjykata e Tiranës. Balliu u arrestua pasi ditën e djeshme bashkë me disa banorë të Unazë së Re u përpoqën të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Ai u shoqërua nga forcat Shqiponja ndërsa në momentin që ai po futej në furgonin e policisë ka bërë rezistencë.

Sipas nenit 236 për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, dënimi është nga gjobë deri në një vit, dhe deri në shtatë vjet kur ushtrohet dhunë fizike më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.

Ndërkohë neni 262 për organizimin dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit, për manifestimet pa leje, me burgim deri në tre vjet kur manifestimi i paligjshëm vijon edhe pas paralajmërimeve për shpërndarje, dhe nga gjobë deri në dy vjet burg, kur vepra përsëritet më shumë se një herë dhe sjell pasoja të rënda.

Sa i përket bllokimit të rrugës, Kodit penal parashikon deri në 3 vite burg.