TIRANË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur për herë të parë në SPAK, ku u pyet për 90 minuta. Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.
I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi. Report Tv solli edhe pamjet e momentit kur Doshi u fut në ambientet e Prokurorisë së Posaçme duke buzëqeshur para gazetarëve.
Tom Doshi: Është normale me na thirr Prokuroria.
Gazetari: Për çfarë u ka thirrur?
Tom Doshi: Për zgjedhjet në Rrogozhinë.
Gazetari: Për Edison Memollën?
Tom Doshi: Po për Edision Memollën.
Tom Doshi: Kam bërë një takim ne Rrogozhinë, personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Po bëhet hetimi për të gjithë ata.
Doshi tha se deputetët e PSD janë kundër shkrirjes së SPAK dhe se vijojmë ta mbështesin Reformën në Drejtësi.
Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë në parlament do ta mbështesin SPAK.
Sa i takon rastit të Rrogozhinës së cilit i referohet Doshi, GJKKO ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialsit Memolla për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Por, Memolla ka deklaruar se nuk do të largohet nga posti pa një vendim të formës së prerë.
Kreu i PSD, është një personazh i njohur jo vetëm në botën e politikës, por edhe në atë të biznesit. Doshi ka qenë deputet me PS për tre mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi pritet që të kandidojë sërish në qarkun e Shkodrës, detaj të cilin e ka bërë vetë me dije.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjëra.”
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.8%
-
Jo
75.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 1068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gërdeci' i pandëshkuar/ Familjarët shpresë te SPAK për drejtësi: Mediu tallet me viktimat! Geraldo Durda: Provat janë aty, të shkohet deri te Shkëlzen Berisha
15 Mars, 14:11
-
Masakra e Gërdecit/ Avokati i familjarëve të viktimave: Drejtësi e vonuar, Mediu s’ka vepruar vetëm, mbi kokë kishte Berishën
15 Mars, 13:39
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
Masakra e Gërdecit, histori korrupsioni politik! 18 vite, asnjë i dënuar për 26 vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës! Një gjyq pa fund për Mediun
15 Mars, 07:05
-
Kokaina nga Amerika Latine dhe mesazhet e ‘SkyECC’, beteja e letërporosive për 2025-ën! 251 kërkesa mes SPAK dhe partnerëve për grupet kriminale shqiptare
14 Mars, 12:59
-
‘I kanë me pamje nga Korfuzi’, Bido në pallatin që çoi Nokën në SPAK: Flamuri pa bisht, u dha banesat e të pastrehëve familjarëve të tij (VIDEO)
14 Mars, 12:06
-
Kaos dhe dy kartona të kuq në Egnatia - Vllaznia, rrogozhinasit braktisën ndeshjen për disa minuta! Sfida u mbyll pa gola
14 Mars, 08:25
-
Vërejtjet e vendeve të BE për çështjen ‘Balluku’, vetëm 5 muaj më parë edhe Parlamenti Europian s’pranoi kërkesën e Hungarisë për t’i hequr imunitetin 3 eurodeputetëve
13 Mars, 20:35
-
PS nuk lëshoi Ballukun, avokati: Veprim politik i paralajmëruar! SPAK të përshpejtojë hetimet, ndërkombëtarët s’do ta falin refuzimin
13 Mars, 17:29
-
Veliaj mori aktet hetimore në qeli, raporti i studios ligjore amerikane: S'mund të shqyrtojë 60 mijë faqe brenda 2 javëve, e mbajnë në burg për ta ndëshkuar
13 Mars, 10:20
-
PS nuk ‘dorëzoi’ Ballukun/ Avokati Çaça: Grupi Parlamentar i mazhorancës zëvendësoi Gjykatën! Beqiri: SPAK inatçor, degjeneroi kodin dhe funksionin e vet
12 Mars, 23:06
-
'Shiko Saliun ti që ka vrarë njerëz, Belën e dua'- Alesia Balliu ‘përplaset’ me zyrtarin e PS: SPAK e nxori Ballukun pa shapka
12 Mars, 21:42