La mandatin që fitoi në zgjedhje, Doshi: U tërhoqa për të mbrojtur emrin tim nga akuzat tendencioze kohët e fundit! Jam në krye të PSD, i gatshëm për koalicion me PS

La mandatin që fitoi në zgjedhje, Doshi: U tërhoqa për të mbrojtur emrin tim nga akuzat tendencioze kohët e fundit! Jam në krye të PSD, i gatshëm për koalicion me PS

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi ka lajmëruar ën orët e para të mëngjesit dorëheqjen e tij duke i kërkuar KQZ që ta zëvendësojë atë me emrin pasues.  Doshi ka sqaruar vendimin e tij për të lënë mandatin duke thënë se kjo ndodh pasi do të mbrojë emrin e tij nga akuzat e e pavenda dhe tendencioze që i janë bërë kohët e fundit. Doshi sqaron se ai do të vijojë të jetën në krye të PSD dhe të mbajë të gjitha premtimet që i ka bërë elektoratit të tij. Sipas Doshit, largimi erdhi pasi nuk dëshiron që të bëhet pengesë për partinë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se shqiptarët meritojnë shumë më mirë dhe  risjellë gjithmonë në vëmendje të politikës vendimin e DASH ku e shall atë 'non grata' dhe nuk e lejon të hyjë në SHBA.  Këmbëngulja e Kim është tepër e madhe aq sa herën e fundi doli me një status të fortë ku tha se partitë nuk duhet të heshtin për këtë rast. Nga ana tjetër KQZ  i dërgoi Prokurorisë emrin e Tom Doshit për hetim të thelluar.

Letra e Tom Doshit drejtuar elektoratit pas dorëheqjes nga mandati

Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq,

Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet.

Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.

Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

• Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

• Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

• Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

• Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja. 

• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

Të dashtun Miq,

Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prej parlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.

Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do ta çojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.

Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë, ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlament dhe kudo të ardhmen tonë.

Me respekt

Tom Doshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Doshi: I gatshëm të bëj koalicion me PS, jo me PD (VIDEO)

Tom Doshi ka deklaruar për mediat se do të ishte i gatshëm të bënte koalicion paszgjedhor me PS, por jo me PD. Doshi tha se PSD ka marrë dy mandatë në Shkodër dhe pretendon edhe dy mandatë në Tiranë.

"Kam 2 mandate në Shkodër dhe 2 i pretendoj në Tiranë. Vota do të shkojnë për PSD. Për koalicion paszgjedhor do të isha i gatshëm të bëjë me PS dhe jo me Bashën", tha Doshi.

Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati në orët e para të mëngjesit të sotëm duke kërkuar nga KQZ që të bëjë zëvendësimin e  tij me kandidatin tjetër.

Ora 04:17
Tom Doshi fiton mandatin, por jep dorëheqjen e parevokueshme: KQZ të më zëvendësojë

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet.

"Unë  i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme", shkruan Tom Doshi.

 

Letra e Tom Doshit
I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Well done!: 26/04/2021 14:34

    Pushka Top i Madhi Tom!

    Përgjigju
  • CaBone: 26/04/2021 13:52

    Nuk nje njoh o Bish por kom nje super respekt per ty. Te uroj gjith te mirat ne jet e karrjer vlla.

    Përgjigju
  • Sokoli: 26/04/2021 11:29

    Normal aja pun mar bob! Je mret! Njesha mir per ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale