'I çmenduri' Bielsa, trajneri grumbullon te Uruguai një futbollist amator
Ualter Dominguez dhe Marcelo Bielsa
Trajneri karizmatik i kombëtares së Uruguait, Marcelo Bielsa dëshmoi edhe një herë se mendon dhe vepron tërësisht jashtë kornizave të zakonshme.
Bielsa ka dërguar ftesat për miqësoren e ardhshme kundër Kosta Rikës dhe mediat lokale raportojnë se pjesë e saj është edhe një lojtar që në fillim duhet të ketë menduar se ishte një lloj shakaje e çuditshme ndaj tij, por në fund lumturia ishte e madhe.
Përkatësisht, Bielsa përfshiu në listën e kombëtares, e cila tradicionalisht është një nga më të fortat në Amerikën e Jugut, një sulmues amator krejtësisht të panjohur të quajtur Ualter Dominguez, për të cilin nuk ka shumë informacione.
Dominguez është pjesëtar i ekipit amator Juventud de Soriano, është 24 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje; ndoshta edhe më shumë, pasi vetë Dominguez pranoi se nuk i ka fare këto të dhëna.
“Kam luajtur ndeshjet njëra pas tjetrës dhe nuk e di sa gola kam shënuar”, tha Dominguez për mediat uruguaiane.
Bielsa do të testojë disa futbollistë nga liga uruguaiane në ndeshjen e sipërpërmendur, por askush nuk e priste që një lojtar që luan futboll si amator të vishte fanellën e Uruguait. Sa për kujtesë, Uruguai e ka fituar dy herë Kupën e Botës, por jo më kot trajneri Bielsa quhet 'El Loco' (i çmenduri).
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.1%
-
Jo
79.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uruguai/ Grusht 'të thatë' fytyrës, ndeshja e futbollit kthehet në arenë boksi (VIDEO)
25 Shkurt, 12:41
-
Brazili fiton pas katër ndeshjeve, i falet Rodrygos! Suarez një lamtumirë mes lotësh
7 Shtator 2024, 15:41
-
Luis Suarez tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait
3 Shtator 2024, 20:44
-
Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh futbollisti 27-vjeçar
28 Gusht 2024, 09:58
-
Kolumbia befason Uruguain, e mposht 0-1 dhe gjen Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës! Rekord me 28 ndeshje pa humbje
11 Korrik 2024, 09:49
-
VIDEO/ Brazili jashtë Kupës së Amerikës, Uruguai fiton me penallti! Në gjysmëfinale gjen Kolumbinë
7 Korrik 2024, 08:33
-
Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar
26 Prill 2024, 16:20
-
Sherr me familjarët për prona, Ezequiel Lavezzi goditet me thikë dhe shtrohet në spital
20 Dhjetor 2023, 17:09
-
VIDEO/ Incident në stadiumin e futbollit, sportisti 'zhduket' në gropën pranë fushës
5 Mars 2023, 12:34
-
Historia e ish-sulmuesit të Atletico Madrid, doli nga burgu dhe shënoi golin historik
8 Shkurt 2023, 11:27
-
Eliminimi nga Botërori, Cavani sulmon ashpër arbitrin: Duhet të shkojë në burg
11 Janar 2023, 20:55