
Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.
Pastaj 68-vjeçarka i ka futur mbetjet në disa thasë plehrash dhe më pas i ka hedhur në një kanal në Adipetto. Gruaja ka pranuar vrasjen makabre. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.
Shefki Kurti dhe gruaja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitin 1991. Fillimisht ata shkuan të jetonin në Villanova del Ghebbo dhe Kurti filloi menjëherë punën si punëtor. Më pas çifti u transferua në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale.
Lajmi kryesor:
Itali/ Trupi i shqiptarit Shefki Kurti u gjet i copëtuar, arrestohet gruaja! Pranon vrasjen: Kisha frikë se do të më linte
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
60.1%
-
Të gabuar
27.8%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 2205
Lajme të tjera
-
Shqipëria ka një kampion në xhudo, Indrit Çullhaj ngre flamurin kuqezi në Itali
25 Mars, 22:56
-
Hetimi i 'Prisma', Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje sekrete me Juventusin! Dalin përgjimet
24 Mars, 15:44
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
'Blindohet' Napoli, autoritetet frikë nga huliganët! Luhet sot Itali - Angli
23 Mars, 15:49
-
Nis rrugëtimi i Euro 2024/ Sonte Itali-Angli në Napoli, Mancini: Futemi në fushë me krenarinë e kampionëve në fuqi
23 Mars, 10:57
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Hakerat sulmojnë Ferrarin, kërkohet shpërblim i majmë
21 Mars, 13:58
-
Zbardhet telefonata e fundit të bosit italian të drogës para se të vdiste: Kujdesu për fëmijën! Dyshohet se u vra me urdhër të Elvis Demçes nga burgu
20 Mars, 14:46
-
Eksportuesit italianë zbarkojnë javën e ardhshme në Tiranë! Vlerësohet roli i Drejtorisë së Doganave, lehtësimi i procedurave doganore ka rritur shkëmbimet
20 Mars, 13:01
-
Vrau burrin që tentoi ta përdhunonte, dënohet me 6 vjet burg 27-vjeçarja shqiptare në Itali
17 Mars, 12:28
-
Italia forcohet me një argjentinas, Mancini: Na tha menjëherë 'po'
15 Mars, 22:18
-
Çifti shqiptar tentuan të mashtronin autoritetet italiane, inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Pisa! Zbulohen nga policia
12 Mars, 16:14